3 maji njihet si dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca thotë se lira e shtypit është themeli i shoqërive demokratike dhe mund të lulëzojë vetëm nëse qytetarët kanë qasje në informacion të besueshëm dhe mund të bëjnë zgjedhje të informuara.
Në një mesazh në “Twitter”, Soreca shkruan se liria e shtypit do të thotë siguri për të gjithë.
“Liria e shtypit është një gur themeli i shoqërive demokratike, e cila mund të lulëzojë vetëm nëse qytetarët kanë qasje në informacion të besueshëm dhe mund të bëjnë zgjedhje të informuara. Liria e shtypit do të thotë siguri për të gjithë”, shkruan Soreca.