Talibanët kanë sulmuar një gjykatë në një krahinë lindore të Afganistanit.
Gjatë përleshjeve me policinë janë vrarë 10 persona, pesë prej të cilëve civilë, dhe pesë policë.
Sulmi ka ndodhur në qytetin Ghazni, kryeqytetin e krahinës lindore me të njëjtin emër.
Zëdhënësi i guvernatorit të krahinës ka thënë se një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë në hyrje të gjykatës, ndërsa më pas tre sulmues kanë hyrë në ndërtesë.
Ministria e brendshme ka thënë se përleshja e armatosur ka pasuar, ndërsa të tre sulmuesit janë vrarë nga forcat e sigurisë.
Sipas Associated Press, talibanët kanë marrë përsipër sulmin.
Talibanët janë zotuar për hakmarrje për shkak të varjes së gjashtë të burgosurve, pjesëtarë të këtij grupi, të dënuar me akuza për terrorizëm.