Zhupa nxjerr fakte të tjetërsimit të votave: Mungonin 500 fletë votimi (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhupa nxjerr fakte të tjetërsimit të votave: Mungonin 500 fletë votimi (film)

09:05 | 29/04/2021
në Kryesore
0

Read more

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

Ina Zhupa, kandidatja e PD-së në Vlorë, nga KZAZ nr.90 ka paraqitur fakte drithëruese të devijimit dhe abuzimit me votën nga komisionerët e Partisë Socialiste.

Zhupa ka  vënë në dukje rastin më flagrant: “që në bashkinë Finiq ndodhi fenomeni që u gjet kutia e hapur, e vulosur prapë – ku mungonin 500 fletë votimi të papërdorura, që nuk dihet ku janë përdorur në qarkun e Vlorës!”

Në vijim, denoncimi i plotë i kandidates, zëdhënëse e Partisë Demokratike, Ina Zhupa:

“Kemi të bëjmë me një tjetërsim të vullnetit të qytetarëve shqiptarë që padyshim zgjodhën ndryshimin. Konkretisht, në zonat e mia të Sarandës, Konispolit dhe Finiqit e pamë se si administrata u vu në funksion të kryerjes së shërbimeve që blenin votën e qytetarëve, shtuan legalizimet në funksion të votës dhe ditën e shtunë të heshtjes zgjedhore ne ndaluam zyrat e Hipotekës që të punonin për të dhënë legalizime në këmbim të votës.

Drejtoret e administratës pasi bënë intimidime dhe kërcënime, erdhën edhe ditën e votimit pranë qendrave të votimit që të siguroheshin për votën dhe të kontrollonin qytetarët. Bile, ne bllokuam procesin e numërimit paradite derisa ata u larguan nga qendrat.

Ndërsa ju e pate vet që në bashkinë Finiq ndodhi fenomeni që u gjet kutia e hapur, e vulosur prapë ku mungonin 500 flete votimi të papërdorura që nuk dihet ku janë përdorur në qarkun e Vlorës!

Për herë të parë në historinë e vendit, numri i votave të pavlefshme është shumë më i madh se numri i votave që ka opozita me mazhorancën si diferencë votash mes tyre.

Këto vota të pavlefshme nga njëra anë kanë qenë edhe si rezultat i ndryshimeve kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor që Edi Rama bëri në mënyrë të njëanshme dhe pastaj që miratoi fletat e votimit pa emër dhe thjesht me numra kandidatësh, që ngatërroi qytetarët.

Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e votave të pavlefshme janë nxjerrë nga numëruesit e Partisë Socialiste ishin shumicë në çdo komision numerimi dhe që kanë fshehur vullnetin e qytetarëve për ndryshim.

Për ne është me rëndësi të lexohet vullneti i qytetarëve, sepse është fshehur vullneti i atyre që kërkojnë ndryshim.

Bandat u vunë në shërbim, kandidatët me precendentë penal po ashtu!

Ne në qarkun e Vlorës kishim përballë, që drejtonte fushatën e Partisë Socialiste, një njeri që duhet të ishte gjykuar nga drejtësia për tjetërsim votash në një bashki tjetër duke bërë “tërmet” votash me çunat problematikë.

Të gjitha këto janë reflektuar në këtë rezultat të përkohshëm të zgjedhjeve duke nxjerrë PS-në përsëri fituese.

Në këtë fazë nuk janë të rëndësishme votat e kandidatëve personalisht, por hetimi i krimit zgjedhor dhe observimet e OSBE/ODIHR të merren parasysh dhe të kërkohet që vullneti shqiptarëve të lexohet drejt. Vullneti i shqiptarëve për ndryshim nuk mund të zhbëhet nga taktikat dhe skemat e Edi Ramës.”

Etiketa: ina zhupaKandidatja e PD-se në Vlorëtjetërsimi i votavezëdhënëse e Partisë DemokratikeZhupa nxjerr fakte të tjetërsimit të votave: Mungonin 500 fletë votimi

Të Lidhura

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

nga 27
17:31 | 04/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale...

Për momentin, jo në krye të axhendës –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

nga 27
17:13 | 04/06/2026
0

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio pohoi se zgjerimi i NATO-s duke përfshirë Kosovën nuk është aktualisht në krye të...

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

nga 27
16:57 | 04/06/2026
0

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dolën një një konferencë për shtyp sa...

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

nga 27
16:47 | 04/06/2026
0

Violand Braçellari është autori i ngjarjes së rëndë në fshatin Lozhan të zonës së Maliqit në Korçë. 43-vjeçari ishte i...

Para
Përleshje me thika në Tiranë, plagoset një person

Plagosi me armë zjarri 24 vjeçarin, kapet adoleshenti në Korçë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

17:31 | 04/06/2026
Për momentin, jo në krye të axhendës –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

17:13 | 04/06/2026
“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

16:57 | 04/06/2026
Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

16:47 | 04/06/2026
Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

15:31 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –
  • Për momentin, jo në krye të axhendës –
  • “Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –
  • Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –
  • Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –
  • Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –
  • Për momentin, jo në krye të axhendës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com