Kryesuesi i listës së qarkut të Beratit për Partinë Demokratike, Tomor Alizoti ka deklaruar se në Berat është dhunuar një vëzhgues i Partisë Demokratike.
“Sapo më kanë lajmëruar dhe në këtë qendër votimi është rrahur një vëzhgues i Partisë Demokratike. Si drejtues i qarkut të Beratit, i bëj thirrje drejtuesit të Partisë Socialiste, Blendi Klosi që të tërheqë zagarët e tij, se do të mbajë përgjegjësi personale ai dhe ata, çdo gjë është e filmuar,. Pas 30 vjetësh Partia Demokratike do të korrë një sukses të madh. Paralajmërojmë të gjithë zagarët e Klosit, nëse fitoni fitojeni nëse keni humbur keni humbur, pranojeni”, ka thën Alizoti.