Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se databaza e të dhënave personale të mbi 910 mijë qytetarëve nuk ka lidhje dhe ndikim të drejtpërdrejë me procesn zgjedhor dhe fshetësinë e votës.
Celibashi thotë se databaza tregon preferencat politike të qytetarëve, por askush nuk e di kë dhe si kanë votuar ata në zgjedhe.
“Në lidhje me çështjen e fshehtësisë së votës, nuk besoj se ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë pasi ato të dhënat demonstrojnë preferencat e qytetarëve të ndryshëm, preferenca politike por askush nuk e di se si ata kanë votuar, apo se si do të votojnë. Pastaj në lidhje me diskutimin, mendoj që nuk do ishte e udhës që KQZ të përfshihet, ka boll faktorë e institucione, duhet të bëj punën që është ngarkuar.
Nuk ka asnjë lloj informacioni, lidhje, me procesin e votimit, nuk e afekton, sikurse thashë janë pasqyruar preferencat e qytetarëve, politike, por s’ka lidhje me procesin zgjedhor, si qytetarët do votojnë, e për kë do votojnë më 25 prill.’’- tha Celibashi.










