Tre persona, dy prej të cilëve efektivë policie janë plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Mamurras.
Raportohet se dy policët e patrullës që kanë mbetur të plagosur janë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj. Ndërsa është plagosur edhe një qytetar i identifikuar si Nikoll Vorfi.
Mësohet se dy efektivët e policisë janë plagosur në këmbë, ndërkohë nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore si dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.