Me imazh të “Pablo Escobar”, si u zbulua mbi 100 kg kokainë në Durrës, me kode mbi pako – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me imazh të “Pablo Escobar”, si u zbulua mbi 100 kg kokainë në Durrës, me kode mbi pako

19:35 | 10/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Mesditën e kësaj të shtune, policia zbuloi një ngarkesë me mbi 100 kg kokaine që ishte fshehur në një kontejner me banane që ishte nisur nga Amerika Latine për llogari të kompanisë “Masabi Fruits” me seli në Tiranë.

Droga ishte fshehur në tavanin e kontejnerit e ndarë në 200 pako të mbështjella me natriban dhe me mbishkrime përcaktuese si dhe fotografinë e trafikantit famëkeq Pablo Escobar. Në pakot e kokainës ishte shkruar  në spanjisht ‘El Mejor” (më e mira) dhe ‘Viejon’ (i moshuar), teksa kishte si imazh Pablo Escobar.

Mësohet se kontejneri ishte nisur ditën e djeshme nga porti Pireut në Greqi dhe kishte mbërritur paraditen e sotme në Durrës. Sipas burimeve nga policia e Durrësit, ka qenë skaneri i kontrollit që ka zbuluar ngarkesën e kokainës.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ngarkesa iu nënshtrua skanerit, pasi u vlerësua si një kontejner me risk. Mësohet se, kontejneri ku u gjet droga është shkarkuar nga anija e kontejnerëve ”Dance”, anije me flamur portugez që vinte në Durrës pas ndalesës në portin grek të Pireut. Burime nga grupi hetimit thonë se rasti konkret është zbuluar falë bashkëpunimit nga partnerët e huaj.

Nëntë ditë më parë, më konkretisht më 1 prill, në Portin detar të Durrësit u zbulua dhe sekuestrua një tjetër sasi kokainë prej 49 kg, e cila gjithashtu u gjet e fshehur në një kontejner që transportonte banane nga Amerika Latine. Kjo është sasia e dytë më e madhe e kokainës që sekuestrohet në portin e Durrësit.

Në shkurt të 2018, policia sekuestroi plotë 613 kg kokainë dhe arrestoi tre persona, mes tyre edhe administratorin e kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane Arbri Cekaj. Por dhjetë ditë më parë, me datë 1 prill u arrestua edhe babai i tij, Selim Cekaj, pasi në ngarkesën me banane të porositura nga ai u gjetën 49 kg kokainë.

Etiketa: dogana durres

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
COVID-19/ Ndërron jetë kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Hektor Sejko

COVID-19/ Ndërron jetë kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Hektor Sejko

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com