Ish-drejtori i Aviacionit Civil Petrit Sulaj, është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë.
Mësohet se Sulaj është shoqëruar për shkak të situatës së krijuar me kontrollorët në aeroportin e Rinasit.
Sulaj është një nga 5 të shoqëruarit në polici gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa 3 prej tyre po mbahen ende në komisariat.