Greva e kontrollorëve, Sindikata: Nesër bllokohet edhe kalimi i avionëve mbi hapësirën shqiptare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greva e kontrollorëve, Sindikata: Nesër bllokohet edhe kalimi i avionëve mbi hapësirën shqiptare

19:46 | 07/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Aeroporti i vetëm në Shqipëri është jashtë funksionit prej mëngjesit të ditës së sotme për shkak të grevës së kontrollorëve, të cilët kërkojnë pagën e plotë, e cila sipas tyre është ulur 80%. Por cfarë do të ndodhë dhe deri kur do të vijojë rezistenca?

Nënkryetari i Sindikatës së Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh i bindur se do i shkojnë deri në fund, ndërsa i bënë thirrje Edi Ramës dhe ministres Balluku që të heqin dorë nga kokëfortësia dhe të ulen të pranojnë dy kushtet kryesore; rikthimin e pagës së plotë dhe anulimin e vendimeve për ndërprerjen e kontratës së punëtorëve.

“Ne nuk kemi lënë afat presim vendimin për anulimin e vendimit për uljen e pagave dhe kthimin në punë të punonjësve. Të anulohet vendimi dhe të paguhemi sipas kontratës. Kryeministri dhe ministrja të heqin dorë nga kokëfortësia” tha ai.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Por cili është hapi radhës? Dritan Goxhaj paralajmëron se përpos faktit që nuk mund të ulet dhe ngrihet asnjë avion nga Rinasi shumë shpejt, cështje orësh do të ndalohet fluturimi edhe mbi hapësirën shqiptare. “Nuk do të ketë fluturime dhe mbikalime në hapësirën ajrore shqiptare deri kur palët të ulen.

Aktualisht ka vetëm mbikalime në hapësirën ajrore shqiptare, për momentin lejohen. Janë 5 kontrollorë që nuk kanë shpallur paaftësi. Mund ta mbajë sot dhe nesër, por nuk kanë mundësi ta mbajë dhe brenda një kohe të shkurtër do të mbyllet.

Është jashtë niveleve të sigurisë së operimit. Përgjegjësia nëse ndodh diçka, direkt bie mbi kontrollorët që janë jashtë kushteve të sigurisë së operimit, pasi i kanë kaluar të gjitha orët, kanë shumë ngarkesë. Nëse ndodh të parët janë ata që do të japin ata, më pas ministrja, kryeministri” tha ai.

Në total janë 80 kontrollorë. Dritan Goxhaj përgënjeshtron deklaratat e ministres Balluku për rroga stratosferike 4400 dollarë duke sqaruar të vërtetën e tij. “Shifrat që janë përmendur nuk janë reale, pagesa më e madhe e një kontrolli është 190 mijë lekë të vjetra.

Nuk e di nga i ka nxjerrë Balluku, por kontrollohet, më i miri, më i madhi e kanë 1.9 milionë lekë të vjetra. Aktualisht marrin 1.9 mln lekë. Ata nuk pretendojnë rritje rroge, por rikthim, zbatim të kontratës. Shteti ka bërë një veprim të jashtëligjshëm. Nuk jemi pyetur, shteti ka marrë veprim të njëanshëm.

Sindikata e ka hedhur në gjyq, ministrja e linjës nuk ka pranuar të ulet. Vetëm në momentin që kontrollorët takuan Presidentin pranoi që të ulet. Kontrollorët me ministren nuk ka qenë takim, por ka pasur një bisedë me kryetarin e sindikatës. I janë bërë me dije pretendimet” deklaroi ai. Aktualisht kulla e kontrollit në Rinas është blinduar nga ushtria dhe policia, që pritet që të nxjerrë punonjësit jashtë godinës. /abcnews

Etiketa: Dritan GoxhajGreva e kontrolloreveRinas

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Presidenti Meta dekreton 3 Gjyqtarët për Gjykatën e Lartë

“Bllokimi” i qiellit shqiptar, Meta i përgjigjet Ramës: Thirri mendjes, nuk jemi në Amerikën latine

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com