Numri i grave shtëpiake në Shqipëri sipas INSTAT ka pësuar rënie në 2015, me rreth 9.2 %, krahasuar me një vit më parë…
Në të gjithë botën, ekziston ajo pjesë e popullsisë e cila është joaktive në tregun e punës dhe e fokusuar në përmbushjen e detyrave shtëpiake.
Përgjithësisht kjo haset të femrat.
Po të shikojmë shifrat e INSTAT, vëmë re në që në vitin 2014 pati një rritje të përqindjes së femrave shtëpiake, duke arritur në 21.6%, nga 20.5 % që kishte qëndruar në dy vitet paraardhëse.
Ndërsa vitin e shkuar, numri i femrave shtëpiake pësoi një rënie me 9.2 %.
Duke marrë në konsideratë studimin e fundit të Pew ResearchCenter, evidentojmë se në botë, përqindja e grave që qendrojnë në shtëpi është dyfishuar që nga 1970.
Studimi tregon edhe se gratë shtëpiake janë kryesisht më pak të edukuara dhe më të varfra se sa gratë aktive në tregun e punës.
/Monitor