Ndryshimi i ligjit për zgjedhjet, tërhiqet Vetëvendosje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshimi i ligjit për zgjedhjet, tërhiqet Vetëvendosje

13:38 | 03/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, gjatë një takimi të mbajtur ndërmjet kryeministrit Albin Kurtid dhe kandidates për president Vjosa Osmani, kanë vendosur të tërhiqen nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate të dërguar nga presidenca ndaj medieve në Prishtinë, në të cilën ndër të tjera thuhet se do kujdesen që opozita të mos e bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit.

Më tej, theksohet edhe se nuk do bëhen më veprimet pa u konsultuar me opozitën sa i përket ndryshimit për Ligjin e Zgjedhjeve të Përgjithshme.

Read more

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Deklarata e plotë:

Vendi ynë kaloi nëpër një rrugë të ndërlikuar politike e sociale këto dy vitet e fundit. Në zgjedhjet e vitit 2019 hymë për shkak të dorëheqjes së Kryeministrit. Kurse më 2020, pas negociatave të gjata për krijimin e koalicionit qeverisës, partneriteti nuk zgjati as dy muaj. Në krye të vendit erdhi një Qeveri e cila fatkeqësisht u shpall antikushtetuese nga Gjykata jonë Kushtetuese. Dhe vendi shkoi sërish në zgjedhje.

Përkundër kësaj, Republika jonë vendosi standarde të lakmueshme të demokracisë nga kuptimi i ndershmërisë dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve të lira. Bashkimi Evropian, ShBA-të dhe të gjitha shtetet që i ndihmuan Kosovës gjatë procesit të çlirimit dhe pastaj shtetndërtimit, e vlerësuan dhe e çmuan procesin tonë zgjedhor.

Thelbi i demokracisë konsiston në nevojën e themelimit të institucioneve mbi parimin e ligjshmërisë dhe shprehjes së vullnetit të qytetarëve në zgjedhje. Kosova i kaloi dy hapat e parë të këtij procesi me kujdes dhe efektivitet. Edhe Legjislatura e VIII-të edhe Qeveria e re e Kosovës u themelua 9 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja.

Mirëpo kësaj radhe, për shkak të rrethanave të krijuara politike, afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit koincidojnë si kurrë më parë me zgjedhjen e Legjislaturës dhe Qeverisë. Deri tash vetëm Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka prezantuar dy kandidatë të nominuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës për President: znj. Vjosa Osmani dhe z. Nasuf Bejta.

Kushtetuta jonë në nenin e saj 86.2 thotë që: “Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimi të mandatit të Presidentit aktual”. Meqë mandati aktual i pozitës së Presidentit konsumohet përfundimisht më 5 maj të vitit 2021, konsideroj që data e fundit në të cilën Kuvendi i Republikës do të duhej ta fillonte procesin e Presidentit të ri është 5 prilli i këtij viti.

Sot e kam takuar Kryeministrin Albin Kurti dhe kandidaten për Presidente të Kosovës znj. Vjosa Osmani. Kam diskutuar me ta mbi rëndësinë e kompletimit të kësaj faze të tretë të krijimit të institucioneve tona. Pamundësia që brenda afateve kushtetuese ta zgjedhim Presidentin e ri e çon vendin tonë në zgjedhje të reja. Askush nuk dëshiron që Kosova të hyjë në zgjedhje të reja, duke krijuar pasiguri kushtetuese dhe duke humbur shumë kohë. Republika e Kosovës ka nevojë për stabilitet politik e institucional dhe qeverisje demokratike bazuar në vullnetin elektoral të qytetarëve.

Për ta krijuar një atmosferë të domosdoshme mirëbesimi para se të hyjmë në këtë proces, ata më premtuan dhe garantuan që gjithçka ka të bëjë me ligjin për zgjedhjet do të jetë pjesë e një procesi të ardhshëm dialogimi mes mazhorancës dhe opozitës dhe se bashkë do ta bëjmë dhe përmbyllim reformën zgjedhore. Kështu që, pas vullnetit të qartë që e shprehu mbrëmë opozita me votën e tyre në Kuvendin e Kosovës, nuk mbetet tjetër veçse të sigurohemi që mazhoranca e Kuvendit të garantojë që mos bëjë asnjë veprim pa u konsultuar me opozitën në këtë aspekt, kurse opozita që nuk do ta bojkotojë procesin e zgjedhjes së Presidentin, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të përsëritura

Etiketa: Glauk Konjufcakandidatja për presidente Vjosa OsmaniUshtruesi i detyrës së presidentit

Të Lidhura

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

Para
Basha takon emigrantin e kthyer për zgjedhje: Nga Gjermania apostafat për të bërë ndryshimin

Basha takime me qytetarët në Tiranë: Të gjithë bashkë të sjellim ndryshimin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com