Një tjetër fitore ndaj ISIS: Ushtria e Irakut hyn në Falluxha – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një tjetër fitore ndaj ISIS: Ushtria e Irakut hyn në Falluxha

13:24 | 30/05/2016
në Bota
0

Ushtria e Irakut ka sulmuar qytetin Falluxha, i cili kontrollohet nga grupi militant Shteti Islamik (IS).

Ky zhvillim vjen një javë pasi qeveria ka nisur përpjekjet e bashkërenduara për të rimarrë qytetin, i cili ka rënë në duart e xhihadistëve qysh në vitin 2014.

Rreth 50,000 civilë janë të bllokuar brenda, ndërsa vetëm pak familje kanë arritur të ikin.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Kombet e Bashkuara thonë se kanë raporte për njerëz që kanë vdekur nga uria dhe që janë vrarë pasi kanë refuzuar të luftojnë në anën e Shtetit Islamik.

“Brenda Falluxhës kemi raporte dramatike për rritje të ekzekutimeve të burrave dhe djemve që refuzojnë të luftojnë në anën e Shtetit Islamik. Raporte të tjera thonë se një grup njerëzish që ka bërë përpjekje të largohet, është ekzekutuar”, ka thënë Melissa Fleming, zëdhënëse e Komisionarit të Lartë të OKB-së për Refugjatë.

Falluxha ka qenë nën rrethim për gjashtë muaj dhe shumë pak ushqime apo ilaçe kanë mundur të hyjnë në qytet.

Agjencitë humanitare kanë bërë vazhdimisht thirrje që t’iu lejohet civilëve të largohen.

Forcat shtetërore, përfshirë anëtarë të një njësie anti-terroriste, janë duke hyrë në qytet në disa fronte, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Luftëtarët e Shtetit Islamik raportohet se janë duke bërë rezistencë me sulme vetëvrasëse dhe makina bomba.

Operacioni për rimarrjen e Falluxhas ka nisur qysh më 22 maj. Një oficer i ushtrisë ka thënë më 29 maj se trupat qeveritare kanë rikthyer 80 përqind të territorit përreth qytetit.

Falluxha, së bashku me Mosulin, janë dy qytete të mëdha që kontrollohen nga Shteti Islamik në Irak.

Falluxha është një qendër e rëndësishme fetare për pakicën sunite të Irakut.

E ndërtuar mbi një udhëkryq rrugësh nga Arabia Saudite dhe Jordania, Falluxha ka qenë në mesin e vendeve të para në Irak ku ideologjia e ashpër vahabiste ka lëshuar rrënjë.

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Trump provokon sërish: Emigrantët trajtohen më mirë se veteranët e luftës

Trump provokon sërish: Emigrantët trajtohen më mirë se veteranët e luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

09:00 | 04/02/2026
50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

08:16 | 04/02/2026
Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë –

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

08:02 | 04/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

07:36 | 04/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

07:29 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –
  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –
  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com