Gjekmarkaj i përgjigjet Ramës me vargjet e Fishtës: Vagabond e shakllaban, njeri idiot e laraman – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjekmarkaj i përgjigjet Ramës me vargjet e Fishtës: Vagabond e shakllaban, njeri idiot e laraman

10:00 | 17/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Pedagogu dhe analisti i njohur, njëherazi dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, i është përgjigjur kryeministrit pasi ky i fundit, e etiketoi me shprehjen “KÇk”.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Gjekmarkaj thotë se Rama për tetë vite ka rrënuar sistemin arsimor, duke mos sjell asnjë bashkëpunim me universitetet e huaja.

Gjithashtu Gjekmarkaj ka ilustruar disa vargje të Gjergj Fishtës, që sipas tij, ilustrojnë më së miri sjelljet e kryeministrit.

Read more

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Postimi i plotë i Agron Gjekmarkajt:

Edhe dje “intelektuali” më i shquar i të gjitha kohërave Edi Rama para të cilit Dante dhe Shekspiri do ndjeheshin si dy qyqarë vetë ai që bën zap të keqen dhe lëshon në ajër si pëllumb paqeje të mirën , ai që zotëron moralin dhe copash e bën vesin me dy të kollitura, ai që u shpall luftë reaksionarve teksa u prin revolucionarve të tij , ai që në bulcinj mban si Eoli shakullin , erërat dhe i lëshon bashkë me firomën nga goja e nga poshtë për të flladitur dynjane, ai që mbledh të gjitha bukuritë dhe tregon me gisht shemtine , ai që ka ymrin e tagrin të qesendise, portretizoje e stigmatizoje veshur me dhunti hyjnore, ai udhëheqësi e kryekomandanti, Skëndërbeu i ri që rilindi ketë të uruar Shqiperi , ai që zbuloi gjenialitetet , shkenctarët si Elisa dhe Ulsiu, Genci dhe Besa, Damiani dhe Alketi, Saimiri dhe Etilda, Olgerta dhe Arbeni , Nasipi dhe Beqja ,Gjici dhe Ragipi ai që i prek njërzit me gisht si bostanin dhe e di në janë të pjekur apo të papjekur na qortoi rëndë dje faqe njërzisë mua dhe Mark Markun ! “ Reaksionar” na quajti përparimtari, sherrxhinj na vikati paqetuesi e melhemxhiu i mërzive, antireformiste na vuri gishtin kryereformatori ! vetë ai shok i parë në virtyt pranë Krishtit e Muhametit , na akuzoi si të KÇK ( kap ça të kapësh) pikërisht ne që ndërtuam vila në Surrel, ne që dhamë konçensione e tendera për Vilmën dhe të tjerët, ne që nga fakukteti i Histori -Filologjisë ndamë tendera me 20 milion euro kilometri, ne që bëmë ligjin e arsimit të lartë që rrënoi Universitetet, ne që nuk sollëm asnjë investim të huaj në tete vjet! Ne ore ne që nuk ndërtuam autostradën axurra , tre aeroportet dhe nuk futëm 300 mijë shqiptarë në punë, ne që pika na raftë! Ne që natën si lugetër mbillnim hashash sukave e gërxheve ! Ne që boshatisëm Shqipërinë nga populli i saj dhe nuk ndërtuam asnjë rrugë të re, ne që dështuam në procesin e integrimit dhe gënjyem prej gjashtë vitesh që i kemi hapur negociatat e dekoruam edhe ambasadorët,ne që bëmë zgjedhje moniste dhe zgjodhëm kokërr për kokërr kriminele dhe banditë për në parlament e pushtet lokal, ne ore që vodhëm zgjedhjet me lopatë, ne që fyejmë e shajmë gazetarët kazan! Sa i vërtetë Edi Rama, sa burrë i lartë, sa me moral, sa zotni, sa i pashëm, sa i mirë e sa i dlirë! Ai nuk gënjen kurrë! Ai është shenjtor ! Ai është pritmi i vatanit! Ai i di të gjitha, besojeni se di ç’ thotë , parajsë e ka bërë vendin , mexhlis të dijes , marifetit e ndershmërisë, qeverinë e parlamentin e ska faj po hiç ore ska, i dhëmb xhani, i thinjet mjekrra , kur i dalin përpara dy jeziter , dy plan prishës si Mark Marku dhe Agron Gjejmarkaj se në Republikën e Edit dhe Elisës dhe akademikve të tjerë se këta të dy meritojmë ndëshkim e qortim, linçim e trazim ! Edi Rama është burrë i nderçëm vetë qelibari dëgjojani llafin qerratait se di ç’thotë! Vetë Zoti e solli mbi tokë si mëkëmbës!

Këto vargje të Fishtës së madh nuk kanë lidhje me Edi Ramën, prite Zot rrezikun

Tashti, pra nji sallahan,

Vagabond e shakllaban,

Njëri idiotë e laraman,

Që mendon se për taman

Të tanë botë rri n’ “sahan”,

Shka mund t’ shkruej, po t’pyes unë ty

Ky qi as byk nuk ka në krye,

Jo ma tru?…

Etiketa: Agron Gjekmarkajanalisti i njohurdeputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhëspedagoguvargjet e Fishtës

Të Lidhura

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

nga 27
23:08 | 03/04/2026
0

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

nga 27
22:54 | 03/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy të rinj kanë mbetur të...

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

nga 27
22:30 | 03/04/2026
0

Gara për Topin e Artë 2026 po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa renditja më e fundit e publikuar nga...

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

nga 27
22:16 | 03/04/2026
0

Përballja hapëse e javës së 30-të në Abissnet Superiores mes Flamurtari dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, në një...

Para
Mësuesit për VOA: Kemi frikë nga vaksina, nuk flasim se na pushojnë

Mësuesit për VOA: Kemi frikë nga vaksina, nuk flasim se na pushojnë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

23:08 | 03/04/2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

22:54 | 03/04/2026

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

22:30 | 03/04/2026
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

22:16 | 03/04/2026
1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

21:14 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –
  • Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –
  • Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –
  • 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –
  • Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com