Mediat vendase raportojnë se shkak është bërë mosmarrëveshja e ministres me ekzekutivin mbi një projetligj të privimit të shtetësisë së autorëve të akteve terroriste
Ministrja franceze e Drejtësisë, Christiane Taubira, ka dhënë sot dorëheqjen. Mediat vendase raportojnë se shkak për këtë është bërë mosmarrëveshja me ekzekutivin mbi një projetligj të privimit të shtetësisë së autorëve të akteve terroriste.
Dorëheqja e Ministres 63-vjeçare, vjen ndërkohë që Kryeministri pritet të paraqesë sot para deputetëve tekstin përfundimtar të projektit për reformën kushtetuese mbi gjendjen e jashtëzakonshme dhe heqjes së statusit të shtetësisë. “Shpeshherë të rezistosh është të qëndrosh, shpeshherë të rezistosh është të largohesh. Për fjalën e fundit mbi etikën dhe ligjin”, komentoi Christiane Taubira në Twitter.
“François Hollande dhe Christiane Taubira ranë dakort për shkak të domosdoshmërisë për të lënë postin e saj, në një moment kur debati mbi rishikimin kushtetues do të nisë sot në Asamblenë Kombëtare në komisionin për ligjet”, shkruan Elysee në një deklaratë.