Shpërthimi në mjetin e prokurorit, reagon KLP: Atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthimi në mjetin e prokurorit, reagon KLP: Atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë

12:11 | 12/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagon pas shpërthimit të makinës së prokurorit Arjan Muça. KLP shpreh indinjatë me sulmin, duke e cilësuar një akt kriminal ndaj prokurorit dhe një sulm terrorist ndaj sistemit të drejtësisë.

KLP kërkon që ngjarja të zbardhet sa më shpejt, teksa iu kërkon organeve ligjzbatuese “të hetojnë me këmbëngulje dhe përparësi absolute ngjarjen e sotme për të arritur në zbardhjen e saj të plotë dhe të shpejtë”.

Reagimi i KLP:

Read more

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mësoi me indinjatë të thellë lidhur me aktin kriminal që ka ndodhur dje mbrëmë kundër prokurorit Arjan Muça, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër i komanduar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në pritje të përfundimit të hetimit, të cilit e presim me padurim, ajo që ka ndodhur dje mbrëmë në Tiranë duket si një sulm i shënjestruar ndaj prokurorit për shkak të funksionit të tij. Si i tillë, ky sulm përbën një akt të papranueshëm që synon të intimidojë prokurorin dhe të cënojë mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në luftën kundër krimit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e konsideron çdo sulm kundër prokurorëve si një atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë penale, rendit tonë juridik, vlerave tona shoqërore dhe mënyrës tonë të jetesës. Për këtë arsye ne e konsiderojmë mbrojtjen e prokurorëve të Republikës si detyrën numër një të Këshillit.
Në ushtrim të përgjegjësive tona kushtetuese për mbrojtjen e prokurorëve, në zbatim të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“, Këshilli do t’i sigurojë prokurorit Muça dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme.

Gjithashtu, Këshilli iu bën thirrje të gjitha organeve ligj zbatuese të hetojnë me këmbëngulje dhe përparësi absolute ngjarjen e sotme për të arritur në zbardhjen e saj të plotë dhe të shpejtë. Kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë përgjigjen e duhur krimit dhe për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ndjekë me interes punën e grupit hetimor deri në zbardhjen përfundimtare të ngjarjes dhe do të mbetet në gatishmëri për kryerjen e detyrave që ia ngarkon ligji.

Etiketa: Këshilli i Lartë i Prokurorisëprokurori Arjan Muça

Të Lidhura

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

nga 27
17:31 | 04/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale...

Për momentin, jo në krye të axhendës –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

nga 27
17:13 | 04/06/2026
0

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio pohoi se zgjerimi i NATO-s duke përfshirë Kosovën nuk është aktualisht në krye të...

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

nga 27
16:57 | 04/06/2026
0

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dolën një një konferencë për shtyp sa...

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

nga 27
16:47 | 04/06/2026
0

Violand Braçellari është autori i ngjarjes së rëndë në fshatin Lozhan të zonës së Maliqit në Korçë. 43-vjeçari ishte i...

Para
Palestina reagon ashpër për ambasadën e Kosovës në Jeruzalem: Keni bërë shkelje!

Media izraelite: Kosova hap të hënën ambasadën në Jerusalem

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

17:31 | 04/06/2026
Për momentin, jo në krye të axhendës –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

17:13 | 04/06/2026
“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

16:57 | 04/06/2026
Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

16:47 | 04/06/2026
Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

15:31 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –
  • Për momentin, jo në krye të axhendës –
  • “Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –
  • Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –
  • Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –
  • Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –
  • Për momentin, jo në krye të axhendës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com