Legjenda e Brazilit dhe futbollit botëror, Enzo Arandes do Nascimento Pele, u vaksinua kundër koronavirusit të martën duke e quajtur këtë ditë “të paharrueshme”.
“Sot është një ditë e paharrueshme. Unë bëra vaksinën”, shkroi legjenda e futbollit Pele.
Kampioni tre herë i botës (1958, 1962, 1970) me “Celesao”, u ka dërguar një mesazh bashkatdhetarëve të tij për të mos ndalur luftën kundër Covid- 19, në një kohë kur pandemia vazhdon të “korrë” në Brazil më shumë se 1,100 vdekje çdo ditë!