I bindur se ky është momenti i duhur, presidenti Barack Obama ka vizituar sot Hiroshimën, duke u bërë presidenti i parë amerikan në detyrë që ka qëndruar në vendin ku është lëshuar bomba e parë atomike në botë.
“Para 71 vitesh, vdekja ra nga qielli dhe bota ndryshoi”, tha presidenti Obama, pas vënies së kurorave me lule në monumentin që përkujton viktimat e Hiroshimës.
Obama tha se vizita ka për qëllim që t’i nderojë të gjithë ata që vdiqën gjatë Luftës së Dytë botërore.
Por, presidenti Obama nuk kërkoi falje për lëshimin e bombës atomike.
Më 6 gusht të vitit 1945, SHBA lëshoi bombën atomike në Hiroshimë të Japonisë, duke vrarë 80 mijë njerëz.
Ky sulm – i pasur edhe me një tjetër pas tri ditësh në Nagasaki – solli një përfundim të hershëm të Luftës së Dytë Botërore.
Ashtu edhe siç parashikohej nga mediet, presidenti Obama nuk kërkoi falje dhe nuk kritikoi vendimin e presidentit të atëhershëm amerikan, Harry Truman, për të përdorur fuqinë e tmerrshme të armëve bërthamore.
Ai ofroi një reflektim të lehtë, duke pranuar shifrën shkatërruese të luftës, si dhe duke e shoqëruar atë me mesazhin se bota mundet, dhe duhet të veprojë më mirë.