Pas disa orë kërkimesh polumbarët kanë arritur që të gjejnë dhe të nxjerrin nga uji trupat e dy punonjësve të OSHEE që humbën jetën mesnatën e së martës në Gjirokastër.
Viktimat ishin duke shkuar për riparim në fushën përballë Lazaratit teksa makina e tyre ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumë.
Më pas rrjedha e ujit ka marrë trupat, duke i zhvendosur më poshtë. Pas kërkimeve të forcave RENEA dhe të palombarëve u bë e mundur gjetja e trupave të viktimave.