Një gazetë që publikohet nga agjencia zyrtare e lajmeve e Kinës thotë se presidentja e re e Tajvanit, Tsai Ing-wen, është “ekstreme” në politikat e saj, pasi është e pamartuar dhe i mungon balanca emocionale, që krijohet nga jeta romantike dhe familjare.
Këto komente janë pjesë e një editoriali që e kritikon presidenten Tsai për shkak se është mbështetëse e pavarësisë së Tajvanit nga Kina.
Pekini thotë se do te përdorë forcën ushtarake për implementimin e parimit për “një Kinë”.
Më tutje në editorial theksohet se meqë nuk ka partner dhe fëmijë, Tsai Ing-wen është më “emocionale, personale dhe esktreme” në politikë dhe se ajo ka prirje për t’u fokusuar ekskluzivisht në detaje dhe qëllime afatshkurtëra, raporton AP nga Pekini.
Ky editorial është publikuar dje në faqen në internet të gazetës International Herlad Leader, që është publikim i agjencisë zyrtare të lajmeve në Kinë, Xinhua.