Ish i dërguari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell deklaroi se demokratët kanë dështuar për të zgjidhur problemin Kosovë-Serbi.
Grenell u shpreh se: “Kur unë u bëra i dërguari special, nga i gjithë establishmenti më është thënë se duhet të shkoj dhe të formoj ekipin tim nga njerëzit që kanë punuar në këtë çështje për 20 vjet. Dhe unë iu thash, a nuk mendoni se ata kanë dështuar në këtë çështje pasi kanë punuar 20 vite, ndoshta na duhen ide të reja”.
“Estabilshmenti në Uashington nuk e dëshiron askënd nga jashtë, ata duan të shtiren sikur janë të vetmit që e kuptojnë këto çështje të komplikuara. Dhe kështu për presidentin Biden, që kthehet tek grupi i njëjtë i njerëzve që kanë qenë duke pritur në Uashington DC që nga përfundimi i administratës së Obamas. Duke pritur që koha e tyre të vinte prapë, dhe tani fillojnë të punojnë prapë në çështjet e njëjta që më herët kanë dështuar. Ata duan përballje të lehta, ata duan njerëz që kanë qenë aty pari për shumë vite dhe që luajnë lojën e tyre. Ja pse e urrenin Donal Trumpin, sepse ai ishte nga jashtë, unë mund t’ju them shembull perfekt, është çështja e Serbisë dhe Kosovës. Kur unë u bëra i dërguari special, nga i gjithë establishmenti më është thënë se duhet të shkoj dhe të formoj ekipin tim nga njerëzit që kanë punuar në këtë çështje për 20 vjet. Dhe unë iu thash, a nuk mendoni se ata kanë dështuar në këtë çështje pasi kanë punuar 20 vite, ndoshta na duhen ide të reja. Por, kjo nuk shkon në Uashington, është mentaliteti i jashtëm të cilin e urrejnë”, tha ai.