Një 58-vjeçar ndërroi jetë pasditen e sotme në Përrenjas. Skënder Polisi ishte duke punuar si fadromist në një minierë hekuri në Katjel kur ndërroi jetë.
Pavarësisht ndihmës së parë nga punonjësit e tjerë në minierë, 58-vjeçari ndërroi jetë. Trupi i tij ndodhet në morgun e spitalit të Elbasanit për ekspertizë.
Ekspertët ligjorë dhe policia po hetojnë shkaqet e humbjes së jetës së punonjësit rreth orës 15:00 të ditës së sotme në minierën e Katjelit të Bashkisë Përrenjas.