Çmimet “KULT” 2020/ Tom Kuka – me romanin “Ora e Ligë” fiton çmimin “Libri artistik i vitit” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimet “KULT” 2020/ Tom Kuka – me romanin “Ora e Ligë” fiton çmimin “Libri artistik i vitit”

06:42 | 19/01/2021
në Gossip, Kryesore
0

Read more

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Edhe pse në vështirësi për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, pas shpalljes së nominimeve, Akademia KULT arrin të kurorëzojë, ashtu si prej pesëmbëdhjetë vitesh rresht, edhe fituesit e edicionit të 16 të Çmimeve “KULT”, të vetmet çmime kombëtare vjetore që përfshijnë gjithë spektrin e artit dhe kulturës shqiptare.

Juria e Nderit e Akademisë KULT, e përbërë nga 184 anëtarë, përmes një platforme online të krijuar enkas për Çmimet “KULT 2020”, ka bërë përzgjedhjen e saj mes qindra e qindra botimeve, shfaqjeve, ekspozitave, koncerteve e festivaleve të sjella përgjatë gjithë vitit 2019 duke nominuar fillimisht 6 artistët më të vlerësuar në secilën prej 11 kategorive të çmimeve: Artisti Pamor i Vitit, Libri Artistik i Vitit, Libri Studimor i Vitit, Përkthimi i Vitit, Regjisori i Vitit, Aktorja e Vitit, Aktori i Vitit, Balerini i Vitit, Instrumentisti i Vitit, Interpretuesi Lirik i Vitit dhe Kënga e Vitit.

Edhe pse Mbrëmja Gala me tapetin e kuq e të ftuarit specialë munguan, këto Çmime padyshim do të vendosin një gur tjetër kilometrik vlerash në historinë moderne të artit dhe kulturës shqiptare.

Motoja e Akademisë KULT “Honos Alit Artes” rikthehet çdo vit për të promovuar, në sytë e publikut mbarëshqiptar, krijimet dhe interpretimet më të arrira si edhe për të shërbyer si një stimul gjithnjë e më i fuqishëm për të gjithë komunitetin aktiv të artistëve dhe krijuesve.

“E Bukura do ta shpëtojë Botën!”, ka shkruar Dostojevski. Dhe ja kush janë fituesit e Çmimeve “KULT” 2020:

KENGA E VITIT

MARSELA ÇIBUKAJ – “THËRRIME DASHURIE”

INTERPRETUESI LIRIK I VITIT                                                    

IVANA HOXHA – AZUCENA tek opera “TROVATORE”

BALERINI/A I/E VITIT                                                                

LORI BALA dhe ROVENA SHQEVI – BALETI “ANNUNCIATION” NGA ANGJELIN PRELJOCAJ

INSTRUMENTISTI I VITIT                                                          

KLAJDI SAHATÇI – VIOLINË, MENDELSON & BRAMS, KONCERT ME ORKESTRËN SIMFONIKE TË RTSH

AKTORJA E VITIT                                                                          

EMA ANDREA – LJUBOV ANDREJEVNA tek “KOPSHTI I QERSHIVE”

AKTORI I VITIT                                                                        

INDRIT ÇOBANI – BELIZE’ tek “ENGJËJT E AMERIKËS”

REGJIA E VITIT                                                                         

ARBEN KUMBARO – “ENGJËJT E AMERIKËS”

LIBRI ARTISTIK I VITIT                                                              

TOM KUKA – me romanin “ORA E LIGË”

LIBRI STUDIMOR I VITIT                                                         

ARTAN FUGA – “SHOQËRIA PIRAMIDALE”

PËRKTHIMI I VITIT                                                                    

MIRA MEKSI – “100 VJET VETMI” të MIGUEL GARCIA MARKEZ

ARTISTI PAMOR I VITIT                                                      

GAZMEND LEKA – PIKTURË, EKSPOZITA “DHOMA E HAPAVE TË HUMBUR”

Etiketa: "Libri artistik i vitit"Akademia KULTÇmimet “KULT 2020”Juria e Nderit e Akademisë KULTOra e ligëromani “Ora e Ligë”Tom Kuka

Të Lidhura

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

nga 27
22:19 | 03/06/2026
0

Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1...

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

nga 27
21:07 | 03/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës...

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

nga 27
20:39 | 03/06/2026
0

Ndërsa protestuesit ishin mbledhur në shesh kundër resortit në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale 2 projekte...

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

nga 27
19:27 | 03/06/2026
0

“Rama ik” dhe thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit kanë jehuar në protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ku qindra qytetarë...

Para
Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, KQZ tregon si do të votojnë personat me COVID-19

Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, KQZ tregon si do të votojnë personat me COVID-19

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

22:19 | 03/06/2026
Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 | 03/06/2026
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

20:39 | 03/06/2026
Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

19:27 | 03/06/2026
Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

19:19 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –
  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –
  • Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –
  • “Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com