Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka gjobitur kreun e Kadastrës Lushnje, Arben Qalliu me 1,500 lekë gjobë.
Raportohet se Qalliu u gjobit pasi deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela ka dalë duke shpërndarë leje legalizimesh, i cili ka shpërndarë edhe fotot në rrjetet sociale.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është shprehur se veprimet e drejtorit rajonal janë në kundërshtim me ligjin, pasi shërbimet kadastrale bëhen vetëm në sportel.
“Drejtori nuk solli asnjë prove që shpërndaja e lejeve të legalizimit ishte bërë sipas ligjit. Veprimet e kryera prej tij dhe stafit të tij kanë kontribuar në kundërshtim me ligjin për kadastrën, duke u krijuar mundësi subjekteve politike ta kryejnë këtë proces në funksion të interesave të tyre”, u shpreh Celibashi.