Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë.
Në një njoftim për mediat ambasada amerikane bën thirrje partive politike që ta respektojnë vendimin, ndërsa ka kërkuar që institucionet të sigurojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe paqësore.
“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në komunikatën e ambasadës.