Dokumenti i ambasadorëve të BE-së: Pesë nga gjashtë kushtet nuk janë plotësuar nga Shqipëria – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti i ambasadorëve të BE-së: Pesë nga gjashtë kushtet nuk janë plotësuar nga Shqipëria

15:19 | 16/12/2020
në Kryesore
0

Nga Erisa Zykaj

Asnjë ndryshim lidhur me kushtëzimin për Shqipërinë në  draft-konkluzionet e ambasadorëve të Bashkimit Europian  për zgjerimin. Për 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian, pesë nga gjashtë kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë nuk janë plotësuar; Përveç luftës kundër emigracionit tê paligjshëm, që nuk përmendet në draft-konkluzione, autoriteteve shqiptare u kërkohet përparim i mëtejshëm në pesë kushtet e tjera. Zbatimi i reformës zgjedhore mbetet kryefjalë e kushteve, që reflektohet edhe në formën e draft-konkluzioeneve me veçimin e këtij kushti nga kushtet e tjera dhe vendosjes së tij para kushteve të tjera.

Të 27 shtetet anëtare kërkojnë qartësisht:

Read more

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

  1. Forcimin e dialogut politik në vend lidhur me zbatimin e reformës zgjedhore dhe sigurimin e transparencës mbi financimin e partive politike.
  2. Funksionimin e plotë tê Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë
  3. Finalizimin e struktuarve anti-korrupsion si BKH dhe krijimin e një gjurme provash solide për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar
  4. Zbatimin e planit të veprimit për trajtmin e rekomandimeve te Task Forcës për Veprimet Financiare
  5. Ndryshimin e ligjit pêr mediat online në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ky është vlerësimi i shteteve anëtare për ecurinë e Shqipêrisë lidhur me përmbushjen e kushteve për mbajtjen e konferencês së parë ndërqeveritare, që shënon hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Nê draft-konkluzione bëhet një vlerësim edhe për të drejtat themelore, siç është çështja a pronave, të të drejtave të pakicave, situatës ekonomike, bashkëpunimit rajonal dhe njehsimin me politikën e jashtme të BE-së. Më poshtë draft-konkluzionet kryesore për Shqipërinë:

Draft-konkluzionet kryesore për Shqipërinë:

SHQIPERIA

  1. Këshilli mirëpret vendosmërinë e Shqipërisë për të çuar përpara axhendën e reformave të BE, e cila hapi rrugën për vendimin lidhur me hapjen e negociatave të pranimit me BE në Mars 2020. Këshilli po shqyrton kornizën negociuese për negociatat e pranimit me Shqipërinë. Shqipëria bëri një përparim thelbësor dhe është afër përmbushjes së të gjitha kushteve që mbeten për t’u përmbushur para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Këshilli i bën thirrje Komisionit Europian të monitorojë përmbushjen e reformave të kërkuara të mbetura dhe të informojë Këshillin sapo kushtet e konferencës së parë ndërqeveritare të jenë përmbushur me synimin për ta mbajtur atë sa më shpejt të jetë e mundur pas kësaj. Duhet arritur më shumë progres në lidhje me prioritet e përcaktuara nga Këshilli në paragrafin 10 të konkluzioneve të tij të 25 Marsit 2020.
  2. Këshilli mirëpret që ndryshimet në kodin zgjedhor u miratuan nga Parlamenti më 23 korrik 2020, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit 2020, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Këshilli nënvizon se dialogu politik në vend duhet të forcohet më tej, veçanërisht mbi reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj. Financimi transparent i partive politike duhet gjithashtu të sigurohet.
  3. Këshilli mirëpret përparimin e mirë të Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi, e cila ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, si dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar,lidhur me të cilën u finalizua vendosja e anti-korrupsionit dhe strukturat e specializuara për krimin e organizuar.

Eshtë e rëndësishme që rekrutimet e mëtejshme për Byronë Kombëtare të Hetimeve të ndodhin, në mënyrë që ajo të jetë plotësisht funksionale. Përpjekjet për krijimin e një gjurme provash të konsoliduar duhet të vazhdojnë, përfshirë vendimet përfundimtare dhe hetimet pro-aktive për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, si dhe përmes zbatimit të planit të veprimit për të trajtuar rekomandimet e Task Forcës së Veprimit Financiar, siç duhet bashkëpunimi i mirë me autoritetet përkatëse të Shteteve Anëtare. Këshilli mirëpret që procesi i vetingut ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme dhe ka dhënë rezultate të prekshme dhe inkurajon autoritetet shqiptare të ndjekin përpjekjet për të reformuar sistemin e tij gjyqësor.

Gjykata e Lartë ka rifilluar funksionimin me një dhomë të plotësuar dhe dy të mbetura ende të paplotësuara, megjithatë duhen përpjekje të mëtejshme në mënyrë që ajo të përmbushë plotësisht rolin e saj. Këshilli mirëpret progresin në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, megjithatë nevojiten përpjekje të mëtejshme për të proçeduar me emërimet e mbetura.

Për të drejtat themelore, Këshilli shënon pozitivisht përpjekjet e vazhdueshme për të zbatuar një reformë gjithëpërfshirëse të sektorit të pronës dhe për të konsoliduar të drejtat e pronës dhe u bën thirrje autoriteteve të vijojnë përpjekje të tilla, duke përfshirë përparimin e shpejtë të procesit të regjistrimit dhe kompensimit. Këshilli gjithashtu inkurajon Shqipërinë që të miratojë dhe zbatojë me shpejtësi legjislacionin e mbetur në lidhje me ligjin kornizë 2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe mirëpret miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë. Për më tepër, Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të bëjë përparim urgjent mbi lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve. Këshilli përsërit rëndësinë që ndryshimet në ligjin e medias të jenë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Këshilli gjithashtu mirëpret progresin e prekshëm të arritur në reformën e administratës publike dhe inkurajon Shqipërinë të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet në këtë fushë.

/ABC/

Etiketa: 27 shtetet anëtare të Bashkimit EuropianDokumenti i ambasadorëve të BE-sëErisa ZykajZbatimi i reformës zgjedhore

Të Lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

nga 27
17:25 | 01/02/2026
0

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

nga 27
17:07 | 01/02/2026
0

Real Madrid dhe Rajo Vajekano masin forcat në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të La Liga. Ndeshja nisi...

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

nga 27
16:37 | 01/02/2026
0

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e...

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

nga 27
16:15 | 01/02/2026
0

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

5 të vdekur dhe 296 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

17:25 | 01/02/2026
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

17:07 | 01/02/2026
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

16:37 | 01/02/2026
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

16:15 | 01/02/2026
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

15:55 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –
  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –
  • Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –
  • “Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –
  • “Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –
  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –
  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com