Kryeredaktori i “Koha Jonë”: Shenjat e prangave s’do më ikin kurrë, në qeli edhe minorenë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeredaktori i “Koha Jonë”: Shenjat e prangave s’do më ikin kurrë, në qeli edhe minorenë

13:31 | 12/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë”, Qamil Xhani ka reaguar për herë të parë pas lirimit të tij nga komisariati, pasi u arrestua teksa ishte në krye të detyrës gjatë protestës së djeshme.

Përmes një postimi në Facebook, Xhani ka sjellë detaje nga arrestimi i tij, ndërsa thekson se shenjat e prangave në duar nuk kanë për t’i ikur kurrë.

Xhani sqaroi se ai u prangos para redaksisë kur po fotografonte arrestimin e dhunshëm të dy të miturve, dhe se iu firmosën letrat për “Pjesëmarrje në tubim të paligjshëm!”.

Read more

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

REAGIMI I KRYEREDAKTORIT
Miq, faleminderit për mbështetjen!
Ju kërkoj ndjesë që nuk kam pasur mundësi tu ktheja përgjigje të gjithëve!

Jam mirë, por shenjat që lanë prangat në duart e një gazetari të arrestuar para redaksisë nuk kanë për të më ikur kurrë.
Kur dola nga komisariati isha i dërrmuar, jo thjesht nga efekti i goditjeve dhe duart që më dhembnin nga shtrëngimi i fort i prangave, por sepse pashë me sytë e mi atë që e merrja me pak rezerva kur ma thoshin të tjerët këto ditë. Qelitë nuk kishin më vende dhe mes të arrestuarve kishte minorenë. Më shumë se 55 qytetarë rrinin bashkë në një dhomë 4 me 4 m2 dhe të tjerë mbaheshin në korridor, sipas vlerësimit paraprak të sjelljes që u bënin “shefat”. Disa oficere firmosnin në korridore procesverbale që kthehen në vite burg dhe miliona lekë gjobë për qytetarë që as vet efektivët nuk e dinin se përse i kishin sjellë në komisariat.
Unë që u prangosa para redaksisë kur po fotografoja arrestimin e dhunshëm të dy të miturve, po më firmoseshin letrat për “Pjesëmarrje në tubim të paligjshëm!”. Nuk isha në protestë dhe as pjesë e ndonjë grupi protestuesish. Isha 5 metra larg hyrjes së redaksisë e gazetës dhe dola pas zhurmës së sirenave të policisë dhe ulërimave që vinin nga oborri.
Në 15 vite punë si gazetar s’më ka ndodhur kurrë të përballem më një brutalitet dhe arrogance të tillë nga policia; goditje, pranga dhe qelitë e paraburgimit.

 

 

E kuptoj, dhe pse sot e kam shumë të vështirë, agresivitetin e policëve të protestave që kthehen me urdhër në makina dhune dhe terrori për të çuar rrogën te familja. Ashtu siç kuptoj, pas përvojës së parë personale me përfaqësuesit e rendit, arsyen përse mes të rinjve ka kaq zemërim me policinë. Por nuk kuptoj heshtjen e atij shefit me kostum firmato poshtë pelerinës ushtarake të shiut, që shihte i qetë si dhunoheshin dy minorenë. Kur 10-15 policë me shkopinj hekuri dhe gome ndjekin si gjah në rrugicat e ish-Bllokut dy minorenë, çfarë vlere kanë mediat dhe gazetarët në këtë vend!
Ata që më shoqëruan rrugës për në komisariat punonin si “urban linje” për të rinj që prangoseshin rrugëve dhe nuk e dinin së çfarë kishin bërë edhe pse u thashë disa herë se jam gazetar dhe nuk po më shoqëronin për protestën, por po më merrnin peng nga redaksia. Ndërsa shefat që ndiqnin operacionet rrugicave të Tiranës dhe ata më fytyrë të mbuluar që u kujdesën të fshihnin fotot dhe videot në telefon, ata po, ata e dinin se çfarë po bënin dhe mu krijua përshtypja se e shijonin çdo urdhër për reagim brutal që jepnin.
Pas daljes nga komisariati po prisja një sqarim apo dhe ndjesë për atë që ndodhi. Jo nga shefat që urdhëronin dhunën në terren apo ata me kapuçët e zinj që grushti u fliste para gojës, por nga ata që drejtojnë. Nuk e bënë dhe mirë bënë, tani jam i qartë se nuk ishte rastësi dhe as ngatërresë.
Dhuna ka emër.

Etiketa: Kryeredaktori i gazetës "Koha Jonë"pjesëmarrje në tubim të paligjshëm”Qamil Xhanishenjat e prangave në duar

Të Lidhura

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

nga 27
23:09 | 02/06/2026
0

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për...

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

nga 27
22:47 | 02/06/2026
0

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë...

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Para
Rama i përgjigjet Bashës: Spitalet janë larg kolapsit, flet sikur është i autorizuar me mandat ekspert

Rama reagon për shkatërrimin e godinës së PS në Shkodër: Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

23:09 | 02/06/2026
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

22:47 | 02/06/2026
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com