Premtimet e Ermalit për sukses si premtimet e Sudes për pasuri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Premtimet e Ermalit për sukses si premtimet e Sudes për pasuri

18:25 | 07/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Për pak minuta po bie në nivelin e diskutimeve që janë ngritur mbi “suksesin” dhe intelektin e komikut Ermal Mamaqi. Por duke qenë se që në krye të herës dhe në vazhdim kam qenë dhe jamë pro trajnimeve dhe formimit të vazhdueshëm të personave, trajnime specifike mbi sektorët ku punohet, do doja të shprehja disa mendime mbi këto Mitet e “Motivimit” për sukses dhe realitetit të bërjes sukses në Shqipëri. Një pikë e rëndësishme gjatë kësaj periudhe është se komiku Mamaqi po përfiton nga marketingun dhe promovimi i figurës së tij pa paguar asnjë qindarkë të vetme. Ky po që është sukses.

Le të rikthehemi prapë te trajnimi, besoj se të paktën 90% e personave që e quajn veten të “suksesshëm” në Shqipëri e kanë arritur këtë “sukses” falë ambientit lehtësisht të korruptueshëm dhe klientelist në vend. Nuk njihen për aftësi menaxheriale, apo për kreativitet. Pra, këta miliarder çfarë do t’u mësojnë këtyre personave që do paguajnë paketën? Do mësojnë aftësitë e korruptimit të ministrave dhe kryeministrave? Do t’u mësojnë si të shajnë, rrahin apo shfrytëzojnë në mënyrë kafshërore punonjësit duke i nënpaguar (për këtë pikë duhen marrë mendimet edhe të disa ishpunonjësve të Ermalit).

Po Ermali vetë, çfarë do t’u mësoj?! Ndoshta si tu servilosen kryeministrave dhe kryetarëve të bashkive për të përfituar ndonjë hapsirë për ndonjë aktivitet apo shfaqe komike ose më thjeshtë ndihmë për programe televizive te televizionet kombëtare?
Pra, personat që kërkojnë sukses duhet të paguajnë 24.000 euro për këtë gjë që e dinë apo për përrallat si; i ngrita një ditë të bukur se më lindi një ide dhe me shumë punë, djersë të derdhura dhe netët pa gjumë unë arrita këtu falë mendimit pozitiv sepse gjithë pjesa tjetër nuk të pengon? Nuk besoj se Mamaqi përfaqëson vlera të shëndetshme, nuk është shembull suksesi. Ai është shembull suksesi për Shqipërinë por nuk nevojiten trajnime për servilosje dhe paltosje në këtë vend.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ka sigurishtë persona që rrugëtimi i tyre në biznes ka qenë mbi bazën e vlerave dhe aftësive personale dhe këta njerëz mund të ndajnë këtë eksperiencë me të tjerët, këta njerëz i respektoj dhe disa i njohë. Por edhe këtu kjo nuk duhet marrë si recetë suksesi.

Këto lloji aktivitetesh, bërje biznes falë frymëzimit të njerëzve nuk funksionojnë në vendin tonë. Kultura amerikane, britanike apo ndonjë vendi tjetër si këta e përqafojnë dhe pranojnë këtë strategji por Shqipëria dhe shqiptari e ka të vështirë.

Njerëzit tanë këtu kanë nevojë emergjente; për të mbushur barkun, me barkë bosh nuk mendon dot si të gjesh lumturi, për të siguruar veshjet, për të mbajtur vendin e punës, për të arritur të shkollojnë fëmijët të paktën në arsimimin bazë etj.

Dhe së fundmi, ky premtim i Ermalit për sukses më ngjanë me premtimin e Sudes për tu bërë të pasur.

Etiketa: Ermal MamaqipremtimePremtimet e Ermalit për sukses si premtimet e Sudes për pasuriSudatrajnimeVjoldi Danaj

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Beteja pas “Rama iku”!

Prometeu i vaksinës!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com