Pasi rezultonte i zhdukur prej disa ditesh, një 32-vjecar është gjetur i mbytur në Durrës. Trupi pajetë i shtetasit me inicialet S.P., u gjet në breg të detit në orën 07:35, në lagjen nr.1.
Nga hetimet paraprake rezultoi se ishte i riu, për të cilin familjarët kishin bëre denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.
Për këtë shtetas janë ushtruar kontrrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare. Mësohet se trupi i tij i pajetë është nxjerrë në breg të detit nga ana e rrymave detare.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 04.12.2020, në orën 07:35, në lagjen nr.1, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit një shtetas i seksit mashkull.
Nga hetimet paraprake dyshohet se është shtetasi S. P., 32 vjeç, për të cilin familjarët kishin bër denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.
Për këtë shtetas janë ushtruar kontrrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.