Shembja e Teatrit, Avokati i Popullit: Të bëhet hetim disiplinor për punonjësit e policisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shembja e Teatrit, Avokati i Popullit: Të bëhet hetim disiplinor për punonjësit e policisë

10:43 | 19/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Pas ndërhyrjes së policisë më 17 maj të këtij viti për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar, Avokati i Popullit ka përpiluar një përmbledhje me rekomandime mbi sjelljen e Policisë së Shtetit.

Nisur nga konstatimet e kryera gjatë hetimit administrativ të nisur nga Avokati i Popullit, u është kërkuar autoriteteve më të rëndësishme ligjzbatuese në vend si Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së përgjithshme që të ndërmarrin një sërë masash administrative dhe ligjore për të ndëshkuar një seri sjelljesh individuale apo të organizuara që u vërejtën në veprimtarinë e Policisë së Shtetit gjatë operacionit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Rekomandimet e plota të Avokatit të Popullit

Read more

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

1. Marrjen e masave të nevojshme nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, për analizimin e thelluar, me objektivitet dhe profesionalizëm, të veprimeve/mosveprimeve të kundërligjshme, të trajtuar hollësisht në pjesën arsyetuese të këtij rekomandimi, të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit, si ndaj disa shtetasve që në datën 17.05.2020 kanë qenë në godinën e Teatrit Kombetar për të kundërshtuar prishjen e tij, ashtu edhe të protestuesve në ditën në vijim.

2. Identifikimin dhe fillimin e ecurisë disiplinore, për ata drejtues apo punonjës të Policisë së Shtetit, që me veprimet/mosveprimet e tyre, nuk kanë garantuar jetën dhe shëndetin e popullatës (përfshi edhe punonjësit shtetërorë), duke mbështetur veprimtari/operacione, të cilat kanë përbërë në vetvete, apo kanë çuar në grumbullime masive, në kohën kur ishte shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore.

3. Identifikimin dhe fillimin e ecurisë disiplinore, për ata punonjës të Policisë së Shtetit që kanë kryer veprime me të shoqëruarit në organet e policisë, për arsye se nuk kanë zbatuar detyrimin ligjor për mbajtjen e procesverbalit mbi veprimet e kryera me të shoqëruarit dhe dhënien e një kopjeje të tij, personave të shoqëruar, si dhe nuk kanë dokumentuar hyrjen e personave të shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

4. Identifikimin dhe fillimin e ecurisë disiplinore, për ata punonjës të Policisë së Shtetit që me veprimet e tyre kanë cenuar informimin e qytetarëve, duke penguar punonjësit e organeve të medias për të dokumentuar pjesë të ndryshme nga këto ngjarje.

5. Identifikimin dhe fillimin e ecurisë disiplinore, për ata drejtues të Policisë së Shtetit, që nuk lejuan vënien në dispozicion të pamjeve filmike të kërkuara nga institucioni i Avokatit të Popullit, duke penguar kështu hetimin administrativ të nisur nga institucioni ynë.

6. Marrjen e masave të nevojshme organizative dhe financiare nga strukturat qendrore të Policisë së Shtetit, për pajisjen e të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, me mjetet mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19, në zbatim të akteve normative të miratuara me qëllim për të garantuar veprimtarinë ligjore të Policisë së Shtetit, gjatë periudhës së pandemisë dhe që ata të mos bëhen burim rreziku për përhapjen e tij. Të njëjtat masa të merren dhe respektohen edhe për shtetasit e shoqëruar/ndaluar/arrestuar në ambientet e policisë së shtetit, apo edhe gjatë transportit të
tyre për në ambientet e mësipërme.

7. Identifikimin dhe fillimin e ecurisë disiplinore, ndaj atyre drejtuesve të strukturave të Policisë së Shtetit, që nuk kanë marrë masat e nevojshme për pajisjen e disa punonjësve të policisë, të caktuar me shërbim tek ish godina e Teatrit Kombëtar dhe e atyre që ishin me shërbim në komisariate, si dhe të personave të shoqëruar, me maska mbrojtëse, doreza….

Vijon…

Etiketa: Avokati i popullitshembja e teatritshkatërrimi i godinës së Teatrit Kombëtar

Të Lidhura

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

nga 27
13:37 | 04/06/2026
0

Botërori 2026 pritet të sjellë një nga historitë më të veçanta dhe më të ndërlikuara jashtë fushës, me Iranin që...

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

nga 27
13:27 | 04/06/2026
0

Në Ujësjellës Kanalizime Tiranë, prej disa muajsh punonjësit flasin më shumë për “zonat” sesa për punën. Ne korridore nuk flitet ...

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

nga 27
13:19 | 04/06/2026
0

Gardhi rrethues, i vendosur rreth një muaj më parë në zonën e Akernisë, pranë pyllit dhe hidrovorit, është hequr gjatë...

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

nga 27
12:57 | 04/06/2026
0

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjte, në aksin rrugor Krutje – Pushimi i Shoferit. Një...

Para
Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri: 2 janë rëndë

COVID-19 “infekton Kadastrën”, mbyllet përkohësisht Drejtoria Rajonale Tiranë-Veri

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

13:37 | 04/06/2026
Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

13:27 | 04/06/2026
Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

13:19 | 04/06/2026
Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

12:57 | 04/06/2026
U arrestua në Dubai, ekstradohet sot drejt Shqipërisëi i shumëkërkuari Durim Bami –

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

12:51 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –
  • Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –
  • Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –
  • Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –
  • Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –
  • Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –
  • Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com