Përhapja e koronavirusit në burgun e Fushë Krujës vijon me ritme të frikshme. Brenda pak orëve janë konfirmuar 8 raste me koronavirus, 6 mbrëmjen e djeshme dhe 2 mëngjesin e sotëm.
Të infektuarit janë punonjës dhe drejtues të administratës së burgut, të cilët janë karantinuar në shtëpi, duke vijuar mjekimin të izoluar.
Ndërkohë që të dënuarit e infektuar janë dërguar në burgun e Shënkollit në Lezhë që është kthyer në spital Covid, i vënë në dispozicion të të prekurve nga koronavirusi.