Për shqiptarët është rilindasi i madh. Sami Frashëri dhe vëllezërit e tij, Naim dhe Abdyl Frashëri, punuar për të ngritur ndërgjegjen shqiptare për pavarësi në vigjilje të rënies së perandorisë osmane. Por sot ata nderohen jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Turqi për kontributin e tyre.
Një simpozium Ndërkombëtar kushtuar ideologut të rilindjes shqiptare Sami Frashërit dhe intelektualit që Turqia e konsideron më të madhin e vendit të saj është organizuar nga Universiteti i Tiranës, Universiteti i Trakias dhe Muzeu Historik Kombëtar. Akademikë të njohur të të dyja vendeve kanë folur për rolin që zë figura e Sami Frashërit. Ndërsa akademikët turq e vlerësojnë Sami Frashërin si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës së tyre kombëtare. Duke e njohur me emrin Shemshedin Samiu, Turqia e ka çmuar për kontributin e pazëvendësueshëm për gjuhën dhe kulturën turke. Shteti turk nuk i ka pranuar asnjëherë kërkesat e qeverive shqiptare, që nga qeveria e Zogut për të kthyer eshtrat e Sami Frashërit në Shqipëri. Disa nga kontributet e Sami Frashërit që ligjëruan akademikët e Turqisë janë hartimi i fjalori të turqishtes, fjalorin turqisht-frëngjisht dhe si autor i Fjalorit të madh enciklopedik “Kamus-al-alami”, me 6 vëllime e 4830 faqe.