Ditën e sotme është shkarkuar nënprefekti i Tropojës Granit Kurmekaj dhe në vend të tij është emëruar Mujo Gosturani.
Burime për FaxNews bëjnë me dije se pritet të ketë edhe shkarkime të tjera në prefektura të ndryshme të vendit, ku aludohet për një shkarkim të mundshëm nënprefektit të Kukësit.
Nuk dihen ende shkaqet e shkarkimit të nënprefektit Kurmekaj nga posti.