Policia italiane e Romës ka sekestreuar 26.5 kg kokainë mjaft e pastër dhe 75 mijë euro cash të sekuestruara, ku ka arrestuar 2 shqiptarë D,F 23 vjeç dhe A.S., të cilët kishin dhe nënshtetësi italiane. Po ashtu në pranga ka rënë edhe një italian me inicialet C.P., 29 vjeç.
Baza operative e trafikut të kokainës ishte në një bar përballë sheshit Shën Pietro në Vatikan. Ndërsa, kokaina ishte fshehur në një valixhe dhe e konfeksionuar në 24 pako nga 1 kg e 6 pako të tjera nga 500 gramë.
Kurse, në banesë janë sekuestruar dhe dokumente të falsifikuara, makineri që numëron paratë, si dhe presë mekanike e instrumente të tjera për konfeksionimin e dozave të drogës.
Sipas autoriteteve policore kokaina e sekuestruar kap një vlerë prej 3 milion eurosh. Operacioni nisi rastësisht pas një kontrolli rrugor ndërsa shqiptarit D.S., u gjetën 40 mijë euro cash të pajustifikuara.
Menjëherë pas këtij fakti u aktivizua reparti operativ që çoi në gjetjen e vendit ku jetonte shqiptari e ku u gjet sasia e drogës si dhe dy bashkëpunëtorët e tij. Tre narko-trafikantët janë vënë në pranga e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.