Mbledhja online e KLP-së/ Jep dorëheqjen prokurori Bilbil Mete – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbledhja online e KLP-së/ Jep dorëheqjen prokurori Bilbil Mete

18:11 | 15/10/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

A do të vijojë Sylvinho? Duka zbulon bisedat me brazilianin, ja kur vendoset e ardhmja e trajnerit –

8 km rrugë në këmbë për dy nxënës, ndërron jetë nga ataku kardiak mësuesi në Maliq –

Presidenti Begaj liron nga detyra 5 ambasadorë shqiptarë, dhe emëron dy të tjerë (Emrat) –

AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit –

Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur online mbledhjene  radhës, ku janë marrë disa vendime.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe kërkesa për dorëheqje e prokurorit Bilbil Mete, vendim që do të hyjë në fuqi në datën 31 tetor 2020.

“Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line Zoom. Mbledhja është zhvilluar në prani të gjithë anëtarëve dhe të përfaqësuesëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Me propozim të anëtarit të Këshillit, z. Kostaq Beluri, dhe me miratim të Këshillit, në rendin e ditës u shtua kërkesa për mbarimin e statusit të z. Bilbil Mete, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, për shkak të dorëheqjes. Vendimi përkatës hyn në fuqi me datë 31 Tetor 2020.

Pasi u njoh me relacionet të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi miratimin e projektakteve për caktimin e përkohshëm të prokurores Ollga Visi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë; për caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, të ushtrojë përkohësisht funksionin  e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër; dhe për caktimin e përkohshëm të prokurores Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, të ushtrojë përkohësisht funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Gjatë seancës plenare, Këshilli vendosi me shumicë votash, emërimin dhe caktimin në detyrën e Prokurorit të z. Gazmend Frëngu, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec si dhe emërimin dhe caktimin në detyrën e Prokurorit të znj. Enkeleda Hoxha, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Në vijim të përmbushjes së detyrimeve ligjore nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me qëllim funksionimin e Komisionit për Vlerësimin e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, me kërkesë nga Drejtuesi i këtij Komisioni, z. Besfort Llamallari, Këshilli i Lartë i Prokurorisë  vendosi të caktojë një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, në pozicionin e Anëtarit Zëvendësues në këtë komision, për një periudhë trevjeçare, duke filluar nga data 15 Tetor 2020.

Gjithashtu, Këshilli miratoi projektvendimin për lejimin e veprimtarisë jashtë funksionit, konkretisht qenien ekspert pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për prokuroren Enkeleda Millonai, me kusht që veprimtaria jashtë funksionit të mos ushtrohet më shumë se dy orë në javë gjatë orarit të punës.

Pas diskutimeve, Këshilli vendosi që projektvendimi “Për pjesëmarrjen e prokurorëve në aktivitetet trajnuese të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2020-2021” si dhe projektvendimi “Për shpalljen e vendeve vakante për drejtues të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë”, do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit”, thuhet në njoftimin e KLP.

Etiketa: Bilbil MetedoreheqjeEuraliusKëshilli i Lartë i ProkurorisëOPDAT

Të Lidhura

A do të vijojë Sylvinho? Duka zbulon bisedat me brazilianin, ja kur vendoset e ardhmja e trajnerit –

A do të vijojë Sylvinho? Duka zbulon bisedat me brazilianin, ja kur vendoset e ardhmja e trajnerit –

nga 27
12:38 | 17/04/2026
0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dalë ditën e sotme para gazetarëve, për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje....

8 km rrugë në këmbë për dy nxënës, ndërron jetë nga ataku kardiak mësuesi në Maliq –

8 km rrugë në këmbë për dy nxënës, ndërron jetë nga ataku kardiak mësuesi në Maliq –

nga 27
12:33 | 17/04/2026
0

Alban Bejleri, mësues në fshatin Marjan, në bashkinë e Maliqit ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një...

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson –

Presidenti Begaj liron nga detyra 5 ambasadorë shqiptarë, dhe emëron dy të tjerë (Emrat) –

nga 27
12:01 | 17/04/2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar një sërë ndryshimesh në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë, duke liruar nga detyra pesë...

AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit –

AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit –

nga 27
11:53 | 17/04/2026
0

Emirton Suli, një përgjegjës sektori në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit,(AKSHI) është thirrur në SPAK, dhe ka dhënë shpjegime...

Para
Largohet drejtori i Policisë në Shkodër,  ja kush e zëvendëson

Largohet drejtori i Policisë në Shkodër, ja kush e zëvendëson

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A do të vijojë Sylvinho? Duka zbulon bisedat me brazilianin, ja kur vendoset e ardhmja e trajnerit –

A do të vijojë Sylvinho? Duka zbulon bisedat me brazilianin, ja kur vendoset e ardhmja e trajnerit –

12:38 | 17/04/2026
8 km rrugë në këmbë për dy nxënës, ndërron jetë nga ataku kardiak mësuesi në Maliq –

8 km rrugë në këmbë për dy nxënës, ndërron jetë nga ataku kardiak mësuesi në Maliq –

12:33 | 17/04/2026
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson –

Presidenti Begaj liron nga detyra 5 ambasadorë shqiptarë, dhe emëron dy të tjerë (Emrat) –

12:01 | 17/04/2026
AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit –

AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit –

11:53 | 17/04/2026
Përfundon marrja në pyetje e Murselit, vëllai i Liridonës: Duam ta… –

Vrasja e Liridona Ademajt, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët –

11:33 | 17/04/2026

Më Të Lexuarat

  • A do të vijojë Sylvinho? Duka zbulon bisedat me brazilianin, ja kur vendoset e ardhmja e trajnerit –
  • 8 km rrugë në këmbë për dy nxënës, ndërron jetë nga ataku kardiak mësuesi në Maliq –
  • Presidenti Begaj liron nga detyra 5 ambasadorë shqiptarë, dhe emëron dy të tjerë (Emrat) –
  • AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit –
  • Vrasja e Liridona Ademajt, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët –
  • Trafiku i drogës, lista e zezë e shqiptarëve të vrarë dhe të zhdukur në jug të Spanjës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A do të vijojë Sylvinho? Duka zbulon bisedat me brazilianin, ja kur vendoset e ardhmja e trajnerit –
  • 8 km rrugë në këmbë për dy nxënës, ndërron jetë nga ataku kardiak mësuesi në Maliq –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com