Gjykata e Apelit në Athinë e shpalli Agimin e Artë organizatë kriminale, para pak çastesh.
Mediat greke raportojnë se para kësaj gjykate kanë nisur trazirat. Raportohet për përplasje dhe dhunë mes mbështetësve të Agimit të Artë dhe manifestuesve kundër tyre.
20 anëtarë të saj, nga të cilët 18 deputetë të Agimit të Artë u shpallën fajtorë për drejtimin e organizatës kriminale ndërsa për disa vrasje emigrantësh janë shpallur të gjithë fajtorë. Kjo organizatë kriminale është e akuzuar dhe për vrasjen e një shqiptari në një stacion autobusi në Athinë.
Nikos Michaloliakos, Christos Pappas, Elias Kasidiaris, Giannis Lagos, Elias Panagiotaros, George Germenis dhe Artemis Mattheopoulos u dënuan për drejtimin e kësaj organizate kriminale.
Menjëherë pas njoftimit të vendimit, incidentet shpërthyen në Alexandras Avenue. Tubime kanë nisur edhe në Selanik.