Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lazarat, ndërsa makina ishte e parkuar.
Mjeti rezulton se është në pronësi të një personi me inicialet I.B, banues në fshatin e Lazaratit.
Mësohet se grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.