“Kujdes me higjienën”, Kalo apel qytetarëve: Tendencë rizgjimi të rasteve me COVID-19 në vjeshtë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kujdes me higjienën”, Kalo apel qytetarëve: Tendencë rizgjimi të rasteve me COVID-19 në vjeshtë

11:03 | 28/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo paralajmëron se vjeshta do të ketë një tendencë në rritje të rasteve me COVID-19.

Kalo thekson se në këtë kohë nis qarkullimi dhe i infeksioneve të shumta virale stinore, që në shfaqjen e tyre klinike janë të përngjashme mes tyre si dhe me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kalo shkruan se infeksionet virale stinore respiratore shkaktohen prej viruseve të gripit si dhe rreth 200 viruseve të tjerë shkaktarë të katareve respiratore, apo të rrufës sikundër ato njihen nga popullata, të cilat qarkullojnë mes nesh që prej vitit 1962.

Read more

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

U bëre deputete duke shitur kulla –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Postimi i plotë:

Kujtesë sidomos për rastet me PCR/Teste negative përgjatë sfidës me “flamën mbarëbotërore”….. Vjeshta që sapo ka trokitur si duhet në dyert tona, bart me vete jo vetëm një tendencë rizgjimi të rasteve të infeksioneve nga Sars-Cov2/Covid-19, por së bashku me to shtohen në qarkullim edhe Infeksione të shumta Virale stinore, që në shfaqjen e tyre klinike janë të përngjashme mes tyre si dhe me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….

Ndryshimet e temperaturës me tendencë uljen e tyre, rifillimi i vitit shkollor, shtimi i kontakteve në mjediset e mbyllura, rihapja e shumë aktiviteteve socio-ekonomike, shtimi i qarkullimit me mjetet e transportit publik, tendenca në ulje që po vërehet në lidhje me përkujdesin individual, distancimin fizik si dhe higjenizimin e mjedisit tonë ndaj rrezikut prej Sars-Cov2/Covid-19, dashur pa dashur do të ndikojnë në shtimin e këtyre rasteve….

Periudha kohore tipike e këtyre Infeksioneve virale stinore është ajo midis Tetorit dhe Prillit….duhet t’a kemi të qartë se janë infeksione të cilat prekin të gjitha moshat duke u përhapur lehtazi mes tyre, por që fatmirsisht në pjesën më të madhe të tyre ato nuk janë të rënda në manifestimet klinike si dhe në ndërlikimet që ato japin….

Infeksionet virale stinore shoqërohen ose 1- me prekjen e vijave respiratore/të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarjes, ose 2- me prekje të traktit tretës/rrugës së kalimit, përpunimit e përthithjes së ushqimeve të ndryshme…1- Infeksionet virale stinore respiratore shkaktohen prej viruseve te Gripit si dhe rreth 200 viruseve të tjerë shkaktarë të katareve respiratore, apo të rrufës sikundër ato njihen nga popullata. Midis tyre janë edhe katër koronaviruse jo Sars-Cov2, të cilat qarkullojnë mes nesh që prej vitit 1962….

Fillimi i simptomave vërehet pak ditë pas rënies në kontakt me këto viruse, dhe simptomat më të shpeshta të një infeksioni grip-ngjasues janë: temperatura e lartë e shoqëruar ose jo me ethe, teshtitjet, gërvishjet apo dhimbjet e fytit, dhimbje të përgjithshme trupore, dhimbjet e kokës dhe këputshmëria/lodhja……Përhapja e këtyre infeksioneve prej të sëmurit te individët e tjerë ndodh direkt nëpërmjet spërklave, por edhe nga prekja e objekteve të ndryshme sepse këto spërkla njëkohësisht ndotin edhe sipërfaqet e ndryshme si dorëzat e dyerve, bankat e shkollës, lodrat e fëmijëve, tastierat e kompjuterave, telefonat, etj….

Shërimi është i shpejtë për 4 – 7 ditë, me përjashtim të personave me sëmundje kronike dhe lëndime imnunitare, në të cilët ecurija e sëmundjes mundet të zgjatet, të rëndohet dhe të shoqërohet me ndërlikime parësore nga këto viruse ose nga mikroorganizmat bakterialë që mbivendosen në të tilla raste….|Janë pikërisht këta persona të grupeve të riskut si dhe personeli i përkujdesit shendetësor,  ata/ato të cilëve u këshillohet me përparësi Vaksinimi i hershëm përkundrejt gripit….

Trajtimi me Antibiotikë është i justifikueshëm vetëm nëse dyshohen mbinfeksione bakteriorë, ose edhe prekje direkte prej tyre të rrugëve të frymëmmarjes. Janë mjekët ata që e përcaktojnë një gjë të tillë dhe vetmjekimi nuku këshillohet në asnjë rast….2- Gastroenteritet virale stinore të shpeshta përgjatë këtyre muajve shkaktohen kryesisht nga rotaviruset dhe noroviruset….Infeksionet gastroenteritike virale stinore përhapen nga një indvid në tjetrin prej duarve të tyre të palara, por edhe përmes ushqimeve ose ujit të ndotur prej këtyre viruseve….Shënjat klinike të noroviruseve përfshijnë: fillimin e beftë të të vjellave, diarrhesë së ujëshme, krampeve abdominale, dhimbje koke dhe ethe. Të vjellat vërehen më shumë te fëmijët. Personat pa sëmundje kronike ose lëndime immunitare shërohen brënda 24 – 60 orëve….Shënjat klinike të infeksioneve nga rotaviruset përfshijnë diarrhenë, të vjellat dhe dhimbjet e barkut.

Shumica e përsonave pa sëmundje bashkëshoqëruese shërohen brënda 3 – 8 ditëve….Fëmijët nën dy vjeç mundet të kenë diarrhea severe, çka e bën të nevojëshme edhe mjekimin spitalor të tyre….nuk është asnjëherë e pa dobishme përkujdesi ndaj higjenës ushqimore e asaj vetjake, kolektive dhe të mjedisve ku jetojmë, shkollohemi si dhe punojmë…vjeshtë e dimër “jo të ashpër” miq, kolegë dhe bashkëkombas…

Etiketa: Mjeku i njohur infeksionistSars-Cov2/Covid-19Tritan Kalo

Të Lidhura

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

nga 27
13:16 | 03/04/2026
0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

13:14 | 03/04/2026
0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

U bëre deputete duke shitur kulla –

U bëre deputete duke shitur kulla –

nga 27
12:58 | 03/04/2026
0

Drejtuesja e Forumit të Gruas Demokrate në Elbasan, Rudina Alla, e cila u përjashtua nga lista e anëtarëve disa ditë...

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

nga 27
12:42 | 03/04/2026
0

 Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka komentuar episodin e djeshëm parlamentar ku pas përplasjeve PD-PS, Kuvendi u mbyll. Me anë të...

Para
Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri: 2 janë rëndë

Regjistrohen 3 raste të reja me koronavirus në Gjirokastër, mes tyre një nxënës shkolle

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

13:16 | 03/04/2026
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

13:14 | 03/04/2026
U bëre deputete duke shitur kulla –

U bëre deputete duke shitur kulla –

12:58 | 03/04/2026
Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

12:42 | 03/04/2026
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

12:10 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • U bëre deputete duke shitur kulla –
  • Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –
  • Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –
  • Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com