Naftëtarët e Ballshit shohin grevën e urisë si alternative për zgjidhjen e situatës.
Mësohet se kreu i Sindikatës se naftëtarëve të bashkuar, Sokol Dautaj ka deklaruar për mediat se e provuan zgjidhjen deri në Tiranë, por nuk i priti askush.
“E provuam zgjidhjen deri në Tiranë. Siç kërkuan mjekët dhe takuan ministren duke i dhënë zgjidhje ne nuk na priti njeri. Ministrja u tregua shume arrogante. Opsionet janë dhënë. Le të mbyllet nëse nuk duan të filloj punë”, ka thënë ai.