Dy tragetet e parashikuara të udhëtonin drejt portit të Barit mbrëmjen e sotme e kanë shtyrë nisjen për mëngjesin e së shtunës.
Autoritetet portuale, për shkak të detit të trazuar me fuqi 6-7 ballë, kanë urdhëruar shtyrjen e nisjes për në orën 06.00 të së shtunës.
Dy tragetet “Bari” dhe “AF Francesca” do të qëndrojnë mbrëmjen e sotme të ankoruar në kalatë dhe vetëm nesër, pas qetësimit të detit, do të nisen drejt portit të vendit fqinjë. Mësohet se dy mjetet lundruese nga porti i Barit do të nisen mbrëmjen e sotme dhe pritet të mbërrijnë mëngjesin e së nesërmes.
Të njëjtat burime saktësojnë se në portin italian, situata sinoptike është më e favorshme prandaj dhe tragetet do të vijojnë udhëtimin në orarin e programuar.