Media holandeze: Si funksiononte karteli më i madh “shqipfolës” i drogës, trafikantët jetonin mes luksit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media holandeze: Si funksiononte karteli më i madh “shqipfolës” i drogës, trafikantët jetonin mes luksit

11:43 | 18/09/2020
në Kryesore
0

Media holandeze Het Parol ka raportuar shkatërrimin e kartelit më të madh shqiptar të drogës të finalizuar ditën e djeshme pas 5 vitesh hetime. Në artikull thuhet se në pranga janë vënë 20 shqiptarë në 10 shtete të ndryshme të botës, pjesë e Kompania Bello, në kuadër të hetimit të udhëhequr nga drejtësia italiane.

Dy prej tyre u ndaluan në shtëpitë e tyre në Holandë.

Artikulli veçon se në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane kanë qenë edhe ato holandeze, me qëllim çmontin e kartelit më të madh të drogës që operonte në Europë. Het Parol shkruan se më herët ishin arrestuar 84 anëtarë të bandës së trafikut të kokainës që vinte nga Ekuadori në Itali, Holandë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani. Në 5 vite hetime janë sekuestruar në total 4700 kg kokainë si dhe 5.5 milionë euro.

Read more

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –

Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? –

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn –

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Arrestimet në Holandë

Më 31 tetor të vitit 217 në Holandë u arrestuar shtatë të dyshuar si drejtues të trafikut të drogës në këtë shtet që udhëhiqej nga Ilirjran M. asokohe 36-vjeç. Në pranga u vu edhe krahu i tij i djathtë Ervin K. 37-vjeç. Ata vijojnë ende betejën gjyqësore, ndërsa gjasat janë që padia e tyre të paraqitet në fillim të vitit të ardhshëm.

Sindikata Kompania Bello drejtohej nga dy shqiptarë Denis Matoshi dhe një tjetër në Ekuador.  Denis Matoshi alias Elti Dizbari i arrestuar në Dubai, mbante kontakte me të gjitha klanet që shpërndanin kokainën në të gjithë Evropën, duke përfshirë grupin Holandez që u godit në fund të vitit 2017.

Ata gjenin hapësira të fshehura

Kompania Bello bënte biznes direkt me Amerikën e Jugut, duke dërguar kokainë në portet e Antëerpen, Roterdam dhe Hamburg.  Nga atje, degët lokale të organizatës shpërndanin më tej vetë ngarkesat. Ata shpesh i fshihnin ngarkesat në hapësira të fshehura në makina, të tilla si në hapësirën e jastëkut në anën e pasagjerit ose nën dysheme.  Anëtarët e organizatës jetonin në Europë, shpesh në apartamente të shtrenjta me garazhe të brendshme parkimi dhe komunikonin përmes mesazheve të koduara. Fakti që shqiptarët kanë ndryshuar ligjërisht emra disa herë i ndërlikoi akoma më shumë hetimet.

Si fshiheshin paratë

Në një hapësirë ​​të fshehur në bagazhin e një makine të përdorur nga organizata, policia e Amsterdamit gjeti 1.4 milion euro. Hapësirat gjendeshin me zgjuarsi ndërsa ndonjëherë ishin të hapura vetë me anë të një sistemi hidraulik. Hetimi ndërkombëtar për operacionin Los Blancos u drejtua nga Firence, ku sindikata kishte selinë e saj europiane.

Autoritetet italiane flasin për ‘organizatën më të madhe të krimit shqipfolës ndonjëherë’ me një model biznesi të sofistikuar që mbulonte të gjithë zinxhirin e tregtisë së kokainës. Fitimet e kanalizoheshin sistemit fillestar kinez ‘fei ch’ien’, një sistem bankar nëntokësor i ngjashëm me bankat “hawala” që nuk lë gjurmë.

Etiketa: Arrestimet në Holandëdrejtesia italianekarteli më i madh “shqipfolës” i drogësKompania BelloMedia holandeze

Të Lidhura

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –

nga 27
19:14 | 07/04/2026
0

Nga Nazim Rashidi Qëndrimi i gabuar me vite se “Maqedonia është vetëm e maqedonasve dhe pastaj e të tjerëve”, për...

Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? –

Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? –

nga 27
18:27 | 07/04/2026
0

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn –

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn –

nga 27
18:10 | 07/04/2026
0

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me çështjen e sterilizimit,...

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

nga 27
17:40 | 07/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur në aksin Rrogozhinë–Lushnjë. Një automjet tip Volkswagen Polo ka goditur nga pas një traktor. Aksidenti ka...

Para
Mbyllet Konferenca e Donatorëve në Bruksel/ 1.15 miliardë euro për rindërtimin e Shqipërisë

Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor/ Varhelyi: Nuk ishte e lehtë të fillonim negociatat me Shqipërinë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –

19:14 | 07/04/2026
Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? –

Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? –

18:27 | 07/04/2026
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn –

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn –

18:10 | 07/04/2026
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:40 | 07/04/2026
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe –

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe –

15:35 | 07/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –
  • Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? –
  • Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn –
  • Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
  • Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe –
  • “Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët! –
  • Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com