Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të vijojë sërish intervistën në Gjykatën Speciale.
Raportohet se intervistimi i tij do të vazhdojë në orën 09:30 në objektin e EULEX-it në Prishtinë. Ahmeti ishte ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit në korrik të këtij viti.
Lajmin për intervistën e ka bërë të ditur vetë ai, duke thënë se sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive janë synim dhe detyrimi i tij i përhershëm.