Një 78-vjeçar me iniciale F.V. nga Borizana e Krujës është vetëplagosur me çifte në banesën e tij.
Raportohet se ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor, po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 02.09.2020, rreth orës 08:10, dyshohet se është vetëplagosur me çifte në banesën e tij, shtetasi F. V., 78 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.