Shqipëria luan nesër kundër Bjellorusisë ndeshjen e parë të Nations League, ndërkohë që futbollistët dhe stafi teknik janë testuar një ditë më parë për Covid-19.
Në FSHF presin ditën e sotme përgjigjet dhe shpresohet që të mos ketë futbollistë apo pjesëtarë të stafit të infektuar, në mënyrë që ekipi nën urdhrat e trajnerit Edi Reja të jetë i plotë.
Paraditen e sotme futbollistët do të kryejnë seancën e radhës stërvitore, kurse prej orës 16:00 do të fluturojnë drejt kryeqytetit të Bjellorusisë, në Minsk.