Denoncimi i PD: Bashkia e Krujës fshehu gjurmët e rrënimit të shkollës në Thumanë, e inauguruar 2 ditë përpara tërmetit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi i PD: Bashkia e Krujës fshehu gjurmët e rrënimit të shkollës në Thumanë, e inauguruar 2 ditë përpara tërmetit

13:12 | 31/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, deklaroi se një tjetër skandal është shënuar në Bashkinë e Krujës, në lidhje me çështjen e rindërtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të një deklarate për mediat, Gjata shprehet se Bashkia Krujë fshehu gjurmët e rrënimit të shkollës në Thumanë, të inauguruar 2 ditë përpara tërmetit. Sipas Gjatës, Prokuroria duhet ta hetojë këtë çështje në themel.

Deklarata e Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjatës:

Read more

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Jemi në zonën  e Thumanës, në Bashkinë Krujë, të gjithë e dimë se Thumana është një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019 dhe sot kemi  ardhur të diskutojmë për çështjen e arsimit.

Nuk është hera e parë që vijmë dhe diskutojmë për shqetësimet që janë në këtë zonë për problemet arsimore.

Përsa i takon vendit ku ndodhemi, këtu ka qenë edhe një shkollë tjetër dykatëshe e rikonstruktuar, përveç kësaj shkolle këtu pas.

Dhe ç’është më e bukura, nqse kjo shkollë këtu trekatëshe e ndërtuar e re, ka kushtuar 600 milionë lek të vjetra, rikonstruksioni i shkollës dykatëshe e cila nuk ekziston më, ka kushtuar 100 milionë lek më shumë dhe është inauguar 2 ditë përpara tërmetit.

Tërmeti e rrënoi atë përfundimisht. Kjo tregon se çfarë rikonstruksioni i është bërë asaj shkolle.

Brenda 48 orëve nga Bashkia e Krujës është zhdukur shkolla. Janë zhdukur mbeturinat dhe është shtruar me çakull duke mos lënë asnjë gjurmë.

Se përse është bërë kjo, është çështje e prokurorisë që duhet ta hetojë këtë rast.

Ndërkohë që në Thumanë nuk kishin dalë akoma nga rrënojat dhe nuk ishin varrosur viktimat e tërmetit, Kryetari i Bashkisë gjeti kohën për të zhdukur gjurmët e shkollës së inauguruar dy ditë përpara tërmetit.

Çështja e dytë që duhet të diskutojmë është çështja e arsimit në këtë zonë.

Nqse këtu kemi vetëm një shkollë e cila e ka të pamundur të përballojë fluksin e nxënësve, kemi mungesa të shkollave në fshatrat Bubq, Borizanë, Derven, Bushnesh ndërkohë që funksionale është vetëm kjo shkollë këtu dhe shkolla 9-vjeçare në fshatin Gramëz.

Gjithashtu edhe gjimnazi i Krujës është në rikonstruksion dhe është jashtë funksionin për sa i takon rifillimit të vitit të ri shkollor.

Edi Rama propagandon me të madhe fillimin e vitit të ri shkollor dhe ka caktuar edhe protokollet.

Si do ia bëjë në këtë zonë me gjithë këto shkolla të rrënuara dhe jashtë funksionit për të cilat nuk ka filluar as investimi më i vogël.

Ku do të shkojë gjithë kjo masë e madhe e nxënësve, si do t’i respektojnë protokollet 18 vetë për një klasë ku vetëm dy shkolla në këtë zonë, duke filluar nga Kruja në Thumanë nuk ka shkolla funksionale.

Si do të realizohet kjo propagandë dhe gënjeshtër. Ku do të shkojnë gjithë këta fëmijë?

Kjo është një gënjeshtër më shumë nga ato mal gënjeshtrash që paraqet kryeministri i këtij vendi. Fatkeqësia e këtij vendi.

Sa kohë të jetë kjo qeveri përveçse propagandës dhe gënjeshtrave nuk do të ketë gjë tjetër.

Ta harrojnë njerëzit që kjo qeveri mund d të bëjë diçka për arsimimin e fëmijëve të tyre. Ata duhet ti përgjigjen të gjithë këtyre problemeve. Së pari duhet të përgjigjen  penalisht se përse u shkatërrua shkolla dy katëshe që ka kushtuar 100 milionë lek më shumë se shkolla tre katëshe e re.

Për këtë ka një denoncim të PD në SPAK. Duhet të përgjigjen se si do të rregullohen qindra fëmijë e nxënës ku nuk ka shkolla në shumicën e fshatrave.

Etiketa: Bashkia e KrujësÇlirim Gjatagjurmët e rrënimit të shkollës në ThumanëSekretari për Çeshtjet Ligjore në PD

Të Lidhura

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

nga 27
18:01 | 03/04/2026
0

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

nga 27
17:29 | 03/04/2026
0

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil...

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

nga 27
17:13 | 03/04/2026
0

Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë dhunuar për vdekje 63-vjeçarin, dhe po punon për kapjen tyre. “Sot,...

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

nga 27
17:05 | 03/04/2026
0

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Para
Zbulohet si do ndahen vazot në Europa Ligë, Napoli i Hysaj në vazon e dytë

Europa League, short ferri për ekipet shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

18:01 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

17:29 | 03/04/2026
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

17:13 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:05 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:03 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk dihet fati i ekuipazhit –
  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –
  • Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk dihet fati i ekuipazhit –
  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com