Spitali i Berlinit që po trajton liderin e opozitës ruse Aleksei Navalny ka konfirmuar se është helmuar.
Spitali gjerman në një deklaratë tha se ne trupin e Navalny janë konstatuar lëndë helmuese. Ndër të tjera në deklaratë thuhet se lideri i opozitës ruse ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Kujtojmë që Alexei Navalny 4 ditë më parë ishte duke udhëtuar me avion, por në një moment nuk është ndjerë mirë dhe avioni ka bërë ulje urgjende. Ai u shtrua në spitalin e Omsk në gjendje të rënë.
Zëdhënësja e tij tha se ai ishte helmuar dhe se atë ditë kishte piër vetëm çaj.
Navalny është kundërshtari më i madh i presidentit rus Vladimir Putin. Ai u dërgua ditën e shtunë në gjermani për mjekim më të specializuar.