Me këtë recetë do të sillni ëmbëltoren në shtëpinë tuaj.
Më poshtë keni përbërësit e duhur për të përgatitur akulloren më të mirë me shije bananeje.
Përbërësit:
1 banane (e prerë)
3 lugë gjelle qumësht me pak yndyrë
1 lugë gjelle arra të copëtuara
Përgatitja:
Prejeni bananen në copa të vogla dhe vendoseni në frigorifer, në ngrirje.
Më pas tranferojeni në një blender sëbashku me qumështin. Prisni derisa të merrni një përzierje homogjene.
Hidhenin në një gotë dhe dekorojeni me arra të copëtuara, ose fruta të tjera sipas dëshirës.