Një person është gjetur i pajetë në një banesë në Pogradec mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave paraprake mësohet se viktima është rreth 60 vjeç.
Bëhet me dije se ai është gjetur në banesën që kishte marrë me qira për pushime. Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.