Një 43-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi tentoi të kalonte mallra të padeklaruar në portin e Durrësit.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi O. T., 43 vjeç.
Gjatë një kontrolli 43-vjeçarit në PKK Port Durrës, në mjetin tip “DAF”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash kontrabandë, të cilat nuk i kishte deklaruar.