Universitetet publike të Shqipërisë zgjedhin sot drejtuesit e tyre të rinj si Rektorë dhe anëtarët e Senatit Akademik.
Sa i përket Universitetit të Tiranës në garë për Rektor janë Artan Hoxha i fakultetit Juridik, Kozeta Sevrani e Ekonomikut dhe Mimoza Hafizi nga Fakultetit i Shkencave të Natyrës. Kurse për Senat Akademik janë disa kandidatë të rinj studentë të fakulteteve përbërëse.
Universiteti i Tiranës është në krizë institucionale. Rektori Mynyr Koni nuk njeh anëtarët e KIZ, për të cilët thotë se i ka mbaruar mandati. Koni ka akuzuar dekanët e Ekonomikut dhe Juridikut, Dhori Kule dhe Artan Hoxha, për të cilët thotë se po pengojnë krijimin e institucioneve që do të administrojnë zgjedhjet. Rektori i UT ka theksuar se nuk mund të ketë zgjedhje derisa Senati Akademik të miratojë KIZ. Për këtë çështje ai i ka kërkruar Prokurorisë që të nisë hetimet.