A do të kemi votime në universitete dhe në Parlament me 30 Korrik?!? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të kemi votime në universitete dhe në Parlament me 30 Korrik?!?

20:16 | 28/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Bislim Ahmetaj*

30 Korriku i sivjetshëm përkon me dy ngjarje shumë të rëndësishme që kanë lidhje me zgjedhjet. Universitetet publike zgjedhin zinxhirin e tyre drejtues që nga shefat e njësive bazë, dekanin senatin dhe rektorin. Ndërsa parlamenti i çuditshëm shqiptarë me 122 deputet nga 140 që duhet të jenë sipas Kushtetutës pritet të miratojë me ose pa konsensus reformën zgjedhore.

Të dyja këto procese, të cilat kanë lidhje me zgjedhjet njëra në institucionet e trurit dhe tjetra me fatin, mbarëvajtjen dhe prosperitetin e demokracisë dhe shtetit ligjor po zhvillohen në një kohë të paprecedentë. Kohë që lidhet sa me pandeminë e corona virusit aq edhe me arrogancën dhe injorancën e politikëbërësve shqiptarë. Për pasojë pritet që ato të zhvillohen të cunguara, të paragjykuara dhe jo vetëm që nuk do të mund të mbjellin shpresë dhe besim por përkundrazi mund të nxisin çoroditje dhe ashpërsim të konfliktit.

Read more

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Universitetit i mungojnë në votime studentët, pikërisht ata për të cilët Ministria e Arsimit justifikoj urgjencën për zhvillimin e zgjedhjeve me 30 Korrik. Studentët është thuajse ngjarje e sigurtë statistikore që do ti mungojnë procesit të votimit me 30 Korrik, pasi sezoni i provimeve të vitit të III-të dhe atyre të vitit të fundit të masterit është mbyllur prej disa ditësh.

Ndërsa sezoni i provimeve të vitit të I-rë dhe të II-të është njoftuar për në shtator.

Mbi 60% e studentëve vijnë nga rrethet çka jua bën të pamundur pjesmarrjen në votime. Por edhe për ata që janë banorë pranë universitetit është e njëjta situatë, ata e kanë mbyllur vitin e tyre akademik. Cili prej studentëve të rretheve do të harxhonte minimumi 5 mijë lekë të reja dhe një ose dy ditë për të udhëtuar drejt universitetit të tij për të votuar (?!?)

Pra, studentët, për të cilët na u qa dhe e justifikojë nxitimin e saj Ministria, Shahini nuk do të votojnë me 30 Korrik.

Ne pedagogët dhe përsoneli mbështetës në shumicë do t’i bëjmë “qokat” e radhës për miqtë tanë që kanë kandiduar për pozicione të ndryshme drejtuese në universitet.

Nisur nga ky fakt druaj që sapo të filloj viti i ri akademik do të ndeshemi me revoltën e studentëve të cilëve jo vetëm nuk u kemi krijuar kushtet për tu njohur me programet dhe projektet e kandidatëve që do të shpallen fitues me 30 Korrik, por as s’ju kemi dhënë mundësinë që të marrin pjesë në votime. Në këtë mënyrë do të bëjmë nul dhe do të kompromentojmë një proces të rëndësishëm të jetës publike siç janë zgjedhjet në universitete, të cilat duhet të sherbejnë si shembull dhe model për gjithë shoqërinë. E njëjta gjë ka të ngjarë të ndodhë edhe në parlamentin çalaman të cilit në kundërshtim flagrant me ligjin themeltarë të shtetit ka gati 2 vite që i mungojnë 18 përfaqësues. Veç kësaj “gjëmë” me 30 Korrik është njoftuar se nuk do të mund ta shprehnin vullnetin e tyre me votë edhe 5 anëtarë të tjerë të parlamentit të cilët janë lajmëruar se kanë rezultuar pozitiv nga testi i Covid 19.

Pastaj me këtë mësymje që ka marrë Covid 19 drejt politikës ditëve të fundit deri të ejntën në orën 10.00 s’është aspak çudi që numri i “pozitivëve” në parazit-parlamentin shqiptar do vijë duke u shtuar aq sa ta bajë të pa mundshëm kalimin me vota të reformës zgjedhore. Mungesa e konsensusit të mazhorancës me opozitat e vendit, që açik gjithë botës janë dy, do ta çojë njërën në rrugë(!!!).

Si përfundim druaj që të dyja votimet e programuara ligësisht nga politika për datën 30 Korrik, ato për zgjedhjen e drejtuesve të universiteteve publike dhe ajo për “reformën zgjedhore” nuk do të mund të prodhojnë besim, shpresë dhe prosperitet. Jo vetëm kaq por kam frikë se do ta shtojë zhgënjimin dhe ashpërsoj konfliktin mes palëve edhe kështu të ndezur mjaftueshëm. Këtë drojë dhe frikë ma shton koha e zgjedhur për zgjedhjet si dhe taktikat bizare dhe të liga duke e pamundësuar pjesëmarrjen në zgjedhje të studentëve në rastin e universiteteve publike dhe në rastin e parlamentit të kuorumit të deputetëve.

* Dr. Bislim Ahmetaj është lektor në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës

Etiketa: 30 korrikA do të kemi votime në universitete dhe në Parlament me 30 Korrik?!?Bislim Ahmetajuniversitetevotime

Të Lidhura

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

nga 27
13:31 | 01/02/2026
0

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

nga 27
12:43 | 01/02/2026
0

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

nga 27
12:37 | 01/02/2026
0

Mesfushori i kombëtares shqiptare u huazua nga Interi për gjashtë muajt që vijnë, ndërsa do jetë pjesë e klubit nga...

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

nga 27
12:19 | 01/02/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një makinë ka rënë nga ura e Ulzës. Nga pamjet shihet...

Para
Conte mesazh italianëve: Nuk do të jetë një verë karantine, por pushimesh

Italia do ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në tetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

13:31 | 01/02/2026
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

12:43 | 01/02/2026
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

12:37 | 01/02/2026
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

12:19 | 01/02/2026
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –

12:01 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –
  • (VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –
  • Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com